Ibrahimi flet pas takimit për Asociacionin, tregon se çka u bisedua
Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 31 January 2023
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, e ka cilësuar si konstruktiv takimin e së martës në Ambasadën amerikane në Prishtinë.
Në këtë takim ku u diskutua për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, morën pjesë edhe zyrtarë nga Presidenca, Zyra e Kryeministrit, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile.
Në një prononcim për Telegrafin, Ibrahimi tregoi se tri çështje ishin kryesoret që u diskutuan.
“Unë mund të them se ishte një takim shumë konstruktiv ku janë dëgjuar palët e ndryshme për atë se çfarë mendojnë për çështjen e Asociacionit. Është biseduar sa i përket asaj se si mund të funksionoi ky Asociacion në praktikë, si mund të funksionoi Asociacioni sipas kornizës ligjore të Kosovës dhe si mund t’i trajtojë një mekanizim i tillë çështjet që kanë të bëjnë me shëndetësi, arsim dhe me zhvillim ekonomik”, deklaroi ai.
Tutje, drejtori i AKK-së tha se në takim është vërejtur gatishmëri për të gjetur zgjidhje për çështjen e Asociacionit.
“Kishte vullnet për të ardhmen, u shihte që ka vullnet për zgjidhjen e problemeve nga të dyja palët, por tash njëra palë reflektonte më ndryshe e tjera më ndryshe. Ne i dimë qëndrimet e Qeverisë, por ishin edhe përfaqësuesit e minoritetit serb, edhe nga pjesa veriore por edhe pjesa tjetër, por me rëndësi që ka vullnet për me bisedua dhe me gjetur një rrugë që e çon Kosovën përpara”.
“Po shihet që ShBA-ja janë djepi i demokracisë dhe mund të marrim shumë praktika institucionale sesi duhet të zhvillohet dialogu për përmirësimin e situatës e cila është duke i brengosur shtetin e Kosovës për disa vite”, u shpreh tutje Ibrahimi.
Ndërkohë, pas takimit është deklaruar shkurt edhe ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.
Përmes një postimi në Twitter, ambasadori ka thënë se vazhdojnë të avokojnë për zbatimin e të gjitha angazhimeve të dialogut.
“Sot mbajtëm një seancë dëgjimore në ambasadën amerikane për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Mirënjohës ndaj palëve të ndryshme të interesuara të pranishëm për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha angazhimeve të Dialogut”, ka shkruar Hovenier.
Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se e mbështet dhe e inkurajon Qeverinë e Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë.
“Qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me dialogun janë të qarta, publike dhe konsistente. Rrjedhimisht, PDK në vazhdimësi i ka dhënë mbështetjen e nevojshme dhe e ka inkurajuar Qeverinë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme, me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në njoftimin për media të PDK-së.
Të tjera
-
“Qëndrojmë pranë popullit të Suedisë”/ Osmani reagon pas sulmit në një shkollë në Orebro
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për fatkeqësinë...
-
Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzës: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv ...
-
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq
Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditu...
-
Musliu: Fshati Abri na ngrohu zemrat me mikëpritjen dhe mbështetjen e jashtëzakonshme
Ganimete Musliu, kandidatja për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike ...
-
Kolgeci: Kosova ka nevojë për ndryshim, dhe ky ndryshim po vije me LDK-në
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 91, Selman K...
-
Linda Bekteshi: Na ndajnë edhe katër ditë, por vetëm fillimi i rrugës që po e ndërtojmë bashkë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 66, Linda ...
-
Spitalet Rajonale dhe QKUK-ja rrezikojnë të mbesin pa IT, për shkak të pagave të ulëta
IndeksOnline ka raportuar edhe më herët për rrezikun që institucionet shëndet...
-
Haradinaj në Prishtinë premton përfundimin e Unazës së Jashtme e stadium të ri
Koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët ka zhvilluar një tubim madhështor në Prish...
-
Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?
Shembja e një objekti të vjetër në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, më 1 shkur...
-
“10 të vdekụr nga sụlmi në Suedi”/ Policia e Orebros: Po identifikojmë viktimat
Dhjetë persona dyshohet se humbën jetën si pasojë e sulmit në Suedi, njoftoi ...
-
Tahiri në takim me sipërmarrësit: Do të krijojmë një klimë të favorshme për zhvillim dhe investime!
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, së bashku me bashkë...
-
Hamza nga tubimi në Gjilan: Ju e dini se sa ka rënë standardi i jetesës, prandaj do t’i rrisim pagat 50%
Nga tubimi në sheshin e Gjilan, kandidati për kryeministër i Partisë Demokrat...