Lajme

Ibrahim Rugova “rikthehet” në bronz në vendlindje, Hoti thotë se do të vazhdojnë amanetin e tij

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 02 December 2020

Në 76-vjetorin e lindjes, Presidenti historik Ibrahim Rugova është rikthyer i bronztë në vendlindjen e tij në Istog. Në ceremoninë e inaugurimit të Kompleksit Memorial “Dr. Ibrahim Rugova”, u tha se do të vazhdohet të ruhet amaneti i tij për miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Hoti ka thënë se zbulimi i kësaj shtatorë, me rastin e ditëlindjes së tij është shenjë kujdesi dhe nderimi i përhershëm i qytetarëve por edhe institucioneve të Kosovës për prijësin dhe themeluesin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai tha se qyteti i Istogut do të ketë edhe një shenjë që nderon këtë qytet, por edhe mbarë Kosovën.

-Advertisement-

Hoti: Istogut po i kthehet sot simbolikisht në shtatore, djali i zgjedhur

“Istogut po i kthehet sot simbolikisht në shtatore, djali i zgjedhur të cilin ky qytet ja dha kombit shqiptar për ta shndërruar në prijës, në burrështetas të parë të Republikës së Kosovës. Nga sot, ky qytet fatlum do të ketë edhe një shenjë më shumë në identitetin e vet të pasur, një shenjë që nderon Istogun dhe që nderon mbarë Kosovën, shtatoren e njeriut që i priu në epokën me të lavdishme me të cilën identifikohet shteti i Kosovës”, ka thënë Hoti.

Kryeministri Hoti ka thënë se kërkesa e kamotshme e shqiptarëve të Kosovës për mëvetësi u legalizua pikërisht nga LDK-ja dhe nga kryetari i saj i parë, Ibrahim Rugova.

Hoti tha se lidhja me botën perëndimore, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendet e tjera të NATO-s, rezultoi vendimtare për shpëtimin e popullit të Kosovës nga gjenocidi serb, në vitin 98-99.

Hoti: Nuk do të ndalemi asnjëherë

“Ne nuk do të ndalemi asnjëherë derisa shteti jonë, Republika e Kosovës të jetë anëtare e plotë, e mekanizmave ndërkombëtar, e Bashkimit Evropian, e NATO-s, dhe e institucioneve tjera, ashtu siç proklamonte këtu e tri dekada më parë presidenti Rugova…nga i cili po ashtu kemi amanetin kuptimplotë siç mund ta shohim çdo ditë, miqësi e përhershme me shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Hoti.

Ndërsa nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka falënderuar kryetarin e Istogut për rikthimin e presidentit në bronz, ndërsa thotë se presidenti Rugova ishte udhëheqësin cili i priu proceseve shekullore.

Haziri: Kur përmendet emri i tij, është sinonim Kosova

“Më lejoni që në emër të kryesisë së LDK-së, kryetarit Mustafa, ta falënderoj Hakiun që riktheu në bronz, njeriun tuaj, udhëheqësin tonë.. i cili shkaktoi procese të mëdha dhe realizoi ëndrra shekullore. Realizoj ëndrra të cilat ne, baballarët tanë, stërgjyshërit tanë, kryengritjen, luftuan, mbijetuan, sakrifikuan gjithçka për një ditë të bardhë, e sotme që ne jetojmë në një shtet të pavarur që e nxori si kompromis të kohës, për të jetuar të barabartë dhe sovran me gjithë popujt tjetër, është vepra e tij… Sepse e gjithë bota, jo vetëm Kosova, kur përmendet emri i tij, është sinonim Kosova”, ka thënë Haziri.

Ai tha se demokracia e shtetit të Kosovës mund të jetë e rrezikuar dhe se njëra nga shtyllat e filozofisë së tij nuk funksionon, porse duhet të punohet që të ruhet dhe të zhvillohet vizioni i tij për Kosovën.

Ndërsa nikoqiri, kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova tha se përurimi i shtatores së presidentit Rugova, por edhe i Kompleksit Memorial është ditë e rëndësishme për qytetarët e Istogut, pasi që ka të bëjë me vlerat që ka Kosova, dhe është ëndërr që kanë qytetarët e kësaj komune.

Rugova: Është e rëndësishme që Rugova u kthye në vendlindjen e tij

“Për mua është një ditë e rëndësishme, për mua dhe për neve istogasit që kemi arrit ta bëjmë përurimin e shtatores së presidentit Rugova, por edhe të kompleksit memorial, por edhe të hapësirave muzeale, hapësira, artistike, hapësira kulturore, në kuptimin e afirmimit të vlerave që i ka Kosova… me ditëlindjen e tij, unë do ta quaja ardhjen e kësaj shtatore, ëndërr e jona… Është e rëndësishme që Rugova u kthye në vendlindjen e tij, pikërisht në pikin e Istogut, në qendrën e Istogut”, ka thënë Rugova.

Rugova ka thënë se ndërtimi i shtatores së presidentit Rugova është bërë me taksa të qytetarëve të Istogut, prej burimeve vetanake të kësaj komune.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera