Lajme

Ia tregoi vendin Serbisë për dëshirën e kthimit të ushtrisë në Kosovë, Ana Bërnabiq ankohet në Escobarin

Autori: Gazeta inFokus 08:27 | 14 December 2022

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është “një tjetër politikan që me vendosmëri është kundër rezolutave valide të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

Këtë deklaratë Bërnabiq e ka bërë pasi zyrtari i lartë amerikan tha dje se Republika e Kosovës ka garanci shumë të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara.

Në një intervistë për REL, i pyetur se si Shtetet e Bashkuara të Amerikës shohin deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq lidhur me kthimin e forcave të saj në Kosovë, Escobar ka thënë se SHBA-të e kundërshtojnë këtë, kategorikisht.

-Advertisement-

Në disa postime në Twitter, Bërnabiq, ka thënë se Escobar “e ka marrë rolin e Këshillit të Sigurimit dhe me votën e tij unanime, të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë dhe ministres [Viola] von Cramon, të njohur edhe Raportuesja për Kosovën*, e ka anuluar Rezolutën 1244”.

“Kombet e Bashkuara nuk kanë nevojë të organizojnë sesione të Këshillit të Sigurimit, kjo trojkë do të vendosë për të gjitha çështjet globale tash e tutje”.

“Nëse mundem, një pyetje, nëse Rezoluta 1244 nuk është më valide (sepse juve nuk ju pëlqen, ndonëse askujt nuk i bëhet vonë) dhe nëse Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston (siç thotë [kryeministri i Kosovës, Albin] Kurti, dhe pasi ju nuk i dënoni deklaratat e tij, ju liderë të mëdhenj) dhe nëse Marrëveshja e Uashingtonit nuk është asgjë pos diçka e së kaluarës, dhe nëse Karta e OKB-së nuk vlen për Serbinë (sepse ju liderët besoni se nuk duhet), atëherë në bazë të cilës marrëveshje/rezolute/parimi duhet të veprojmë ne?” ka pyetur ajo.

Ndryshe, përfaqësuesi special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas vizitës së tij në Kosovë, sot do të marrë rrugën drejt Beogradit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera