Sport

I zhgënjyer nga United, CR7 “i mbush mendjen” për t’u bashkuar në Arabi

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 06 February 2024

Raphael Varane kërkon të largohet nga Manchester United. I bashkuar me “Djajtë e Kuq” në vitin 2021 nga Real Madrid, mbrojtësi është i zhgënjyer nga ambienti i anglezëve dhe nuk ka asnjë dëshirë për të rinovuar kontratën që skadon në verën e vitit 2025.

Al-Nassr në Arabinë Saudite është hedhur menjëherë në sulm për të transferuar 30-vjeçarin që mund të jetë lojtari i radhës që zgjedh kalimin në Lindjen e Mesme. Klubi arab është i gatshëm t’i ofrojë Varane një pagë deri në 50 milionë për ta bindur që të luajë në Saudi Pro League. Al-Nassr është skuadra ku luan edhe Cristiano Ronaldo, me Varane që e njeh mirë portugezin pasi kanë historinë e tyre në radhët e Real Madrid.

-Advertisement-

Etiketa:
VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy