I riu nga Drenasi niset për gurbet, vëllai i tij i uron rrugë të mbarë me një shkrim emocionues
Autori: Gazeta inFokus 21:31 | 30 August 2022
I riu nga Drenasi, Besnik Gashi ka marrë sot rrugën e gurbetit.
Vëllai i tij, Petrit Gashi i ka kushtuar një shkrim ikjes së tij, duke thënë se kjo ishte ajo që më së paku e donte familja e tij.
“Bes vëlla, të uroj rrugë të mbarë për në vendin që më së paku e donim si familje, Gyrbetin. Megjithatë nuk të bëri punë as përgatitja profesionale, as plagët e luftës e as puna dhe devotshmeria jote në sherbim të atdheut për të qëndruar këtu”, ka shkruar ai.
Petriti e ka porositur vëllain e tij, tashmë në gurbet, që të mos harrojë tokën, familjen, shoqërinë e shtetin e tij.
“Besnik vëlla, mos harro së toka që të ka lindur ka nëvojë për ty, familja ka nëvojë për ty e megjithatë shoqëria e shteti ka nëvojë për ty. Kurrë nuk kam besuar së edhe ti do të largohesh nga vendi që e deshe dhe i fale copat e trupit tënd për lirinë e saj, por ja që përspektiva e venitur e shpresa e humbur sjell edhe një ditë si kjo. Sot,me shumë së kurr mu kujtua dita jote e plagosjes, ajo ditë që qajtem shumë por ti buzeqeshe së mbi plaget tua do të vinte liria e pritur me shekuj. Sot kam të njejtën merzi sepse po duhesh të largohesh nga shteti yt për të shërbyer në një vend tjeter, por që mbesë me shpresë që një ditë edhe këtu do bëhet mirë”, ka shkruar ai.
“Jam krenar me ty vëlla. Të uroj suksese në punë e në jetë por mos harro kudo që jeton në botë kujtoje dhe ndihmoje vendin tënd. E di, që të kam krah kudo që të jesh, behu krah e çerdhe e përspektiva për vendin tonë. Rrugë të mbarë…”, ka shkruar në fund Petrit Gashi.
Të tjera
-
Gërvalla në Washington takohet me senatorin demokrat, diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, në Wash...
-
Policia arreston dy persona, njëri nga ta gëlltit një qese të vogël me kokainë – konfiskohen lëndë narkotike dhe armë
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në flagrancë, pasi të njëjtit janë ...
-
Breshër i madh edhe në Prishtinë, veturat detyrohen të ndalen tek ura në Fushë Kosovë (PAMJE)
Reshjet e mëdha të shiut si dhe breshër i madh kanë filluar të bjerë pasditen...
-
Grenell: Kosova po largohet nga Perëndimi, Kurti e Osmani u kritikuan edhe nga administrata e Biden
Emisari i posaçëm i ish-Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard ...
-
Cameron do të vizitojë Tiranën, vendoset posteri gjigant ku i urohet mirëseardhje
David Cameron i cili dikur ishte kryeministër i Britanisë së Madhe, e tashmë ...
-
Çka do të bëhet me paratë e marra nga institucionet serbe në veri?
Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar e Kosovës...
-
Bitcoin vazhdon rritjen, ja sa shkoi
Çmimi i Bitcoin aktualisht është vetëm 3% larg nga niveli i tij më i lartë i ...
-
Specialja heq 10 dëshmitarë nga lista e saj në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Dhomat e Specializuara të Kosovës, kanë njoftuar se Gjykata Speciale, nuk do ...
-
Avokati Besnik Berisha thotë se Enver Sekiraqa është në spital duke u trajtuar – “Trupi gjykues ka qenë në dijeni”
Avokati Besnik Berisha, ka deklaruar se Enver Sekiraqa është në spital duke u...
-
Shi e breshër në Rahovec, komuna publikon numrat që duhet t’i kontaktojnë qytetarët
Komuna e Rahovecit është deklaruar pas rrebeshevee të mëdha të shiut që ishin...
-
Kurti për “The Times”: Dezinformata të paprecedenta nga Serbia kundër aleatëve të Ukrainës
Kryeministri Albin Kurti po paralajmëron se Kremlini po e përdor Serbinë për ...
-
Ulutash takon ambasadorët e QUINT-it, Turqisë dhe BE-së: Përkushtim i palëkundur për sigurinë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutash, i ka pritur në takim ambasadorët e vendev...