Sport

I ndjek gjithmonë ndeshjet i ulur në stol të improvizuar, zbulohet arsyeja e veprimit të Bielsës

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 13 September 2020

Marselo Bielsa arriti të rikthejë pas 16 vitesh, Lids Junajtid në Premier Ligë. Dje në ndeshjen hapëse të sezonit të ri, Lids u mund nga Liverpuli 4-3 në një ndeshje të çmendur.

Bielsa është një trajner mjaft i veçantë, ku madje disa e quajnë edhe të çmendur. 65-vjeçari ulet gjithmonë në një stol të improvizuar për të parë ndeshjet. Ai e bën këtë për shkak se ndjen dhimbje të mëdha në shpinë.

Gjithashtu Bielsa ecën 13 hapa në vijat kufizuese gjatë ndeshjeve, një numër me fat ky në Amerikën jugore.

-Advertisement-

Gazetari Guilerm Balague ka zbuluar se ai ecën 6 kilometra nga shtëpia në qendrën stërvitore.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera