Lajme

I kërkuari në 200 shtete ia pa sherrin dashurisë që e publikoi në Facebook

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 16 April 2022

Një prej figurave kryesore të Kartelit të Sinaloas, i cili është i shpallur në kërkim në 200 shtete të botës, u arrestua të premten në Kolumbi pasi e dashura e tij postoi një fotografi të të dyve në Facebook.

Brian Donaciano Olguin Berdugo, i njohur si Pitt, u arrestua në një apartament në qytetin kolumbian Kali (Cali). Meksikani raportohet të ketë shkuar në Kolumbi për të mbyllur një marrëveshje për blerjen e kokainës nga Forcat e Armatosura Revolucionare të Ushtrisë Popullore (FARC).

Sipas mediave lokale Bedrugo la pas dore të gjitha protokollet e sigurisë teksa pranoi të shëtiste edhe në pika turistike tepër të vizituara të Kalit, me të dashurën e tij modele, emri i së cilës nuk është bërë publik. Fati i tij u vulos kur agjentët e DEA-s zbuluan foton dhe informuan autoritetet lokale. 39-vjeçari u mbajt nën vëzhgim nga shërbimi informativ kolumbian për dy javë e më pas u arrestua.

-Advertisement-

Ai po mbahet në burg deri në plotësimin e dokumentacionit për ekstradimin në Shtetet e Bashkuara. Avokatët e tij po e kundërshtojnë këtë përpjekje, ndërsa policia pretendon se kishte marrë edhe një ofertë prej 265 mijë dollarësh për lirimin e tij.

Karteli i Sinaloas, dikur i drejtuar nga trafikanti famëkeq Joaquin El Chapo Guzman, konsiderohet edhe sot si një ndër organizatat më të mëdha kriminale në botë, bashkë me kartelin tjetër meksikan Jalisco Nueva Generacion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera