Lajme

I bie pishman zotëria i parë, fshin reagimin e tij skandaloz kundër mediave pasi u publikuan shpenzimet e presidentes

Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 09 February 2022

Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes, Vjosa Osmani, ka hequr nga profili i tij, reagimin që pati mbrëmë pasi u publikuan shpenzimet e saj për derivate që kishte marrë nga buxheti i shtetit sa ishte deputete e Kuvendit të Kosovës.

Por si duket zotëria i parë i ka rënë pishman për reagimin që pati dhe e ka hequr atë nga profili i tij.

Në atë reagim ai i quajti mediat ndërmarrje kriminale dhe gazetarët të përfshirë në keqpërdorime milionëshe e madje edhe shpifës.

-Advertisement-

Shpifës për shpenzimet të cilat u publikuan nga Kuvendi i Kosovës e që pjesë e tyre doli të jetë edhe presidentja e cila kishte marrë nga buxheti i shtetit për të udhëtuar deri në seancat e Kuvendit hiq më pak se 4 mijë euro për katër vite ani pse jetonte në Prishtinë.

Ky është postimi i plotë, pa ndërhyrje, reagimi skandaloz të cilin zotëria i parë e fshiu nga llogaria e tij në Facebook:

“PRONTO SHEF, A PO I QEPOJMË EDHE SONTE

Kur perfaqesuesit e Ndermarrjeve te Perbashketa kriminale, ‘gazetaret’ e parapolitikes, e persona të perfshirë ne reket e ne keqperdorime milioneshe, moralizojne. Jane keta moralizues e shpifes te cilet paguanin nje natë akomodim me Nju Jork $1.200 ne Hotel Interconntinental Manhattan, e mengjesin e paguanin $50 per person (drekat e darkat iu shkonin deri ne mijera dollare). Bileta avioni First Class e rralle here Business Class. Per Economy as qe flitej. Ju nuk keni lene gje publike pa keqperdore.

Dhjetera miliona euro keqperdorime te qytetareve permes te cilave keni blere televizione, portale e paguani ‘qepues’ per t’u munduar ta njollosni punen e ndershme te Presidentes. Per juve shteti eshte vetem mjet per mbrojtjen e interesave biznesore e kriminale. Kaq!”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera