Huqja e madhe e Isa Mustafës| Koha kur llogariste gabimisht popullsinë e Kosovës (Dokument)
Autori: Gazeta inFokus
12:46 | 05 Maj 2020
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa me kolegët e tij të partisë dhe të institutit “Riinvest”, ku ishte edhe ndër themeluesit, po del të ketë bërë një gabim të madh në kohën sa punonte në këtë institut.
Bashk me ministrin e tanishëm të Infrastrukturës, Lumir Abdixhikun e këshilltarin e tij Alban Zogajn nën udhëheqjen e profesorit Muhamet Mustafa në vitin 2004 kishin kalkuluar se përafërsisht në Kosovë duhet ishin 2-2.1 milionë banorë rezidentë, shkruan gazeta inFokus.
Ndërkaq, ky numër do të rritej në 2.4 milionë banorë në vitin 2015, kur do të bëhej sfidë serioze për vendin në të ardhmen.
“Rritja mesatare e popullsisë vlerësohet të jetë ndërmjet 1.6 dhe 1.8 %. Një ulje më e madhe në rritjen e popullsisë nuk mund të pritet, sepse në Kosovë ende dominon një popullatë e re”, thuhej në raportin “Qëndrueshmëria ekonomike e Kosovës (sfidat, politikat dhe mundësitë)”.

Megjithatë, diferenca me të dhënat reale del të ketë qenë shumë e madhe.
Regjistrimi i popullësisë i realizuar në vitin 2011 në Kosovë nxjerrë se veni ka vetëm 1,739,825 banorë. Kjo është për 660 mijë banorë më pak se që kishte llogaritur Mustafa me kolegët e tij.
Sipas tyre në anën tjetër, komponenti i emigrimit mund të shënojë rritje nëse vendi nuk do të mund të gjenerojë rritje ekonomike dhe punësim të qëndrueshëm, shkruan gazeta inFokus.
“Pra, siç pamë edhe më lart, një rritje absolute e popullatës prej 400.000 banorë deri në vitin 2015 paraqet një sfidë serioze dhe, në të njëjtën kohë, krijon edhe kërkesa të reja për arsim, punësim, banim dhe shërbime publike”, thuhej në raport.
Kalkulimi ishte bërë bazuar në rezultatet nga anketat me familje lidhur me dinamikën dhe strukturën e popullsisë në Kosovë.
Riinvesti kishte realizuar dy anketa të gjera me familje gjatë periudhës së pasluftës (gusht 1999 dhe janar 2003), shkruan gazeta inFokus.
“Të dy këto anketa sigurojnë një bazë të qëndrueshme për të vlerësuar se gjatë dhjetë viteve të fundit popullata është rritur për rreth 26%”, thuhej në raport.
Ndërkaq, parashikimi për ndryshimin e popullësisë në vitet në vazhdim idhte bërë bazuar në skenarin ku kjo përqindje është aplikuar në të dhëna reale statistikore sipas të cilave vlerësohej se në vitin 1991 Kosova kishte 1.956.000 banorë./Gazeta inFokus/

T� tjera
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...






























