Sport

Hummels: Dhamë më shumë se 100%, tani duam finalen dhe jemi shumë afër

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 02 May 2024

Hummels u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League të Borussia Dortmund ndaj Paris Saint-Germain, e cila u mbyll me fitoren 1-0 të gjermanëve.

Duke folur për mediet pas kësaj fitoreje mbrojtësi i “verdhezinjve” deklaroi se ishte ndeshje shumë intensive, ndërsa shtoi se ekipi i tyre dha më shumë se 100%.

“Lojë shumë intensive, ishte shumë argëtuese që luajtëm në stadiumin tonë, me tifozët tanë, ne dhamë gjithçka, më shumë se 100%, duke luajtur kompakt. Nuk ishim perfekt kështu që duhet të përmirësohemi në fazën e posedimit të topit, në përgjithësi jemi të kënaqur. Në Paris nuk do të jetë aq e lehtë, tani duam të shkojmë në finale, duke luajtur një lojë të shkëlqyer në ‘Parc des Princes’”-u shpreh Hummels.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion

Të tjera