Fun & Video

Humbet gishtërinjtë e dorës, i zëvendëson me të këmbës

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 05 September 2017

Një baba, i cili humbi thuajse të gjithë dorën në një aksident në punë ka mësuar të përdorë gishtërinjtë e këmbës për të kryer një veprimtari normale.

55-vjeçari Jeremy Payton, kishte frikë se do të mbetej përgjithmonë i paaftë  pasi humbi të gjithë gistat e dorës së djathtë.

Por falë kirurgjisë ai ka hequr 3 gishta nga këmba duke i vënë dorës së tij. E pas shumë kohe praktikë, tashmë ai shprehet se thuajse nuk e ndjen mungesën e gishtave të tjerë, kjo pasi, siç thotë ai, kryen çdo punë falë tre gishtave të këmbës në dorën e tij të djathtë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera