Lajme

Hoxhës i digjet vetura në Pejë, flet policia e prokuroria

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 08 March 2023

Në orët e para të mëngjesit të sotëm i është djegur në tërësi vetura hoxhës nga Peja, Eroll Rexhepi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai teksa ka publikuar edhe pamje të kamerave të sigurisë, ku një person shihet duke ia vënë flakën veturës.

Hoxha ka njoftuar se përveç dëmeve materiale nuk ka njerëz të lënduar si dhe ka bërë thirrje që i dyshuari të kapet sa më shpejtë nga organet e rendit.

Dirton Rugova nga Policia rajonale e Pejës tha  se rasti në fjalë është cilësuar si “zjarrvënie” dhe është duke u hetuar.

-Advertisement-

Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi tha për Gazetën Express se janë duke u ndërmarrë veprime për identifikimin e personit të dyshuar dhe arrestimin e tij.

“Prokurori i Shtetit është koordinuar me Policinë e Kosovës për ketë rast dhe aktualisht janë duke u bërë veprime për identifikimin e personit të dyshuar dhe arrestimin e tij”, tha Nikçi për Gazetën Express.

Ndërsa, hoxha Eroll Rexhepi tha për Express se nuk ka çfarë të shtojë më shumë sesa ajo që e ka thënë në profilin e tij në Facebook për këtë rast.

Postimi i tij i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera