Hoxhaj përmbyllë fushatën zgjedhore në Prishtinë: Ne e bëjmë historinë në luftë dhe në paqe, PDK është drita që do ta rimëkëmbë Kosovën

Autori: Gazeta inFokus
21:34 | 12 February 2021
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj ka përmbyllur fushatën zgjedhore për Zgjedhjet Qendrore 2021 në një tubim elektoral madhështor në Prishtinë.
Hoxhaj duke falënderuar qytetarët e Kosovës dhe përkrahësit e Partisë Demokratike për besimin në vlerat e PDK-së ka thënë që të dielën do të shkruhet një faqe e re në historinë e Kosovës.
Ai ka shtuar që pas shkuarjes në Hagë të dy liderëve të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli PDK-ja nuk është dorëzuar, por është bërë edhe më e fortë.
“Së shpejti do të kthehen heronjët tonë. Të pafajshëm! Dhe së bashku me ta, edhe historia e Kosovës do të dalë e pafajshme. Ne bëjmë Historinë në luftë dhe në paqe. Ne nuk e fshijmë historinë siç bën Vetëvendosje. Vetëndosje po fshinë historinë e saj duke hequr të gjitha ato që kanë thënë dhe bërë deri në vitin 2014. LVV është Mjegulla! PDK është Qartësia! Ne jemi qartësia dhe drita e re. Drita që do ta Rimëkëmbë Kosovën! Gjithçka e lidhur me ne është në dritë.”, ka thënë Hoxhaj.
Ai duke kërkuar votën për PDK-në dhe numrin 134 ka theksuar se Rimëkëmbja në ekonomi, arsim, politikë, shëndetësi dhe drejtësi do të jetësohet me qytetarët e Kosovës dhe do të fillojë të dielën, më 14 shkurt.
“Të dielën, ne do të fillojmë Rimëkëmbjen. Jam i nderuar të bëhem Kryministri juaj i ri. Ju premtoj. Unë do të mbaj fjalën. Unë garantoj që secila fjalë e programit tonë do të jetësohet! Ja u jap fjalën dhe besën!Dhe ju duhet të më besoni për këtë. Më besoni që ne do të realizojmë të ardhura më të larta për të gjithë qytetarët e Kosovës. Programi jonë ekonomik është më i miri. Është pragmatik. Është i realizueshëm. Askush nuk do të lihet prapa. Rimëkëmbje për të gjithë. Mirëqenie për të gjithë.”, ka thënë Hoxhaj.
Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, njëherësh kanididati për deputet, Uran Ismaili ka thënë se PDK-ja nuk dorëzohet kurrë dhe me Enver Hoxhajn kryeministët do të rimëkëmbet Kosova.
“Krijuam programin për Rimëkëmbjen e Kosovës. Në Programin tonë të Rimëkëmbjes, ne i përfshimë të gjitha kërkesat e qytetarëve, dhe këtë e bëmë me ndihmën tuaj. Programi ynë politik u bë nga qytetarët dhe për qytetarët. Vizituam çdo qytet, çdo lagje, çdo pjesë të këtij vendi. Shpërndamë programin tonë, u pritëm nga shumë qytetarë dhe fushatës sonë iu bashkuan mijëra e mijëra qytetarë. Dhe, ju na dëgjuat dhe ju përgjigjet Rimëkëmbjes me besimin tuaj. Rimëkëmbja është e mundur vetëm me PDK-në, me një ekip profesionistësh të udhëhequr nga Profesor Enver Hoxhaj, Kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Në këto pak ditë fushatë, ai ishte kudo në Kosovë dhe shfrytëzoi çdo mundësi që ta prezantojë në mënyrë transparente e të detajuar Programin e Rimëkëmbjes.”, ka thënë ai.
Nënkryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për deputet, Memli Krasniqi ka thënë se fitorja e PDK-së do t’ia rikthejë dinjitetin vendit dhe politikës, sepse ka dy të vërteta që nuk mund të shemben kurrë, çlirimi i Kosovës në qershor të vitit 1999 dhe shpallja e pavarësisë në vitin 2008.
Ai ka thënë se me Rimëkëmbjen fiton secili qytetar i Kosovës dhe ndaj regresit, rrezikut e paaftësisë së mashtruesve dhe demagogëve, sepse PDK-ja i ka dëgjuar kërkesat e secilit prej tyre.
“Prandaj sot është koha për PDK-në. Tani është koha për Rimëkëmbje. Tani është koha e shpresës. Tani është koha për të ëndërruar, por edhe për të mos harruar. Nuk ka të ardhme pa histori dhe ne jemi krenarë për historinë tonë. Plot shpresë edhe për të ardhmen e Kosovës. Që nga e diela, atdheun tonë ne do ta rimëkëmbim së bashku. Që nga e diela, çdo i ri e i moshuar, çdo burrë e grua, çdo punëtor e ndërmarrës, do ta kenë sigurinë dhe mbështetjen që ju duhet. Kjo është PDK-ja jonë. Kjo është PDK-ja e qytetarëve tanë. Kjo është e ardhmja që na pret me PDK-në.”, ka thënë ai.

Të tjera
-
Arrestohen pesë persona në Pejë, dyshohet se po përgatitnin vrạsje
Në Pejë janë arrestuar pesë persona të dyshuar për veprën penale ‘vrasje’ dhe...
-
Raportohet se është arrestuar një shtetas i Kosovës nga Serbia, dyshohet për vjedhje të druve
Pjesëtarë të MPB-së së Serbisë, në Medvegjë raportohet të kenë arrestuar një ...
-
Zgjedhjet në Gjermani: Si votojnë gjermanët me origjinë të huaj?
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Gjermani të dielën (23.02) rreth 6...
-
Zelensky bisedon me Ramën, falënderon popullin shqiptar për mbështetjen ndaj Ukrainës
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka falënderuar qeverinë dhe popullin ...
-
Gazeta greke: Në gjysmën e parë të vitit 2024, gati dy milionë kosovarë vizituan Greqinë
Pas zbatimit të liberalizimit të vizave nga Bashkimin Europian më 1 janar 202...
-
Iu trefishuan votat, Hykmete Bajrami falënderon mbështetësit: Vullnetin e qytetarëve e respektojmë
Kandidatja për deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ka siguruar vot...
-
Trump përplaset brenda Shtëpisë së Bardhë me guvernatoren demokrate të Maine, ajo ia kthen: Shihemi në gjyq
Presidenti Donald Trump u përplas me guvernatoren demokrate të Maine, Janet M...
-
KQZ nga e hëna hyn në javën e tretë të numërimit të votave, kritika që s’ishte e përgatitur sa duhet për procesin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka përfunduar numërimin e vota...
-
“E kam pa që shkollat publike kanë më shumë nevojë për mua.. Nuk kanë as letër të bardhë” Sala Jashari tregon se la punën për t’i hyrë garës për deputete në PDK
Sala Jashari, tashmë deputet e zgjedhur në zgjedhjet e 9 shkurtit nga radhët ...
-
Studimi: Pa SHBA’në, Europës në një konflikt potencial me Rusinë do t’i duheshin 350 mijë ushtarë shtesë
Në rast të një konflikti me Rusinë Evropës pa ndihmën e SHBA-së do t’i duhet ...
-
Haki Abazi pasi nuk arriti të bëhet deputet: Kosova është në një udhëkryq të madh
Haki Abazi, i cili kandidoi në zgjedhjet e 9 shkurtit për deptuet me listën e...
-
Sụlmoi zyrtarin policor, arrestohet një person në Fushë Kosovë
Një person është arrestuar pasi ka sulmuar zyrtari policor në Fushë Kosovë. ...