Hoxhaj për letrën e Biden: Kjo dëshmon se PDK ka qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë, të tjerët në anën e gabuar
Autori: Gazeta inFokus 21:31 | 07 February 2021
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj ka mbajtur tubim me veteranët në Ferizaj, ku ka shpalosur Planin e PDK-së për Rimëkëmbje ekonomike, politike dhe kombëtare.
Hoxhaj ka theksuar se letra e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden drejtuar presidentit serb, ku i kërkon Serbisë njohjen e Kosovës dëshmon se PDK ka qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë, ndërsa të tjerët në anën e gabuar.
“Sot presidenti serb ka pranuar një letër nga Joe Biden, i cili në mënyrë të qartë përmend pritja, qëllimi dhe zotimi amerikanë se vetëm njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ka pret Amerika prej teje. A e dini çka tregon kjo. Kjo tregon se na çka jemi në PDK, në kundërshtim me ata që janë në garë me neve, e që do t’i lëmë jashtë garës është se ne kemi qenë në anën e drejtë të historisë, të tjerët kanë qenë në anën e gabuar të historisë. Albin Kurti ka kundërshtuar marrëveshjen e Ramubjesë, ai ka kundërshtuan pakon e Ahtisarit, demarkimin me Malin e Zi, ai ka kundërshtuar marrëveshjen e Uashingonit. Pas 20 vjetësh prapa qytetarët e Kosovës duhet ta kuptojnë se për këtë do të votojnë. A do votojnë për dikë që i beson Amerikës, apo për dikë që i beson dikujt tjetër”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj duke theksuar se vota për Partinë Demokratike të Kosovësështë votë për një qeveri stabile, ka thënë se PDK-ja është pengesa e vetme kundër popullizmit në vend.
“Ne jemi diga e vetme kundër popullizimit në vend, krejt partitë tjera po i nënshtrohen vullnetit të dikujt. PDK-ja nuk i nënshtrohet vullnetit të askujt se këto zgjedhje i fitojmë ne. Prandaj këto zgjedhje janë historike, jo vetëm për shkak të faktit se liderët tanë janë në Gjykatë, por edhe për atë se ku do të jetë Kosova me 15 shkurt”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se dhembja për mungesën e Thaçit dhe Veselit që po gjykohen padrejtësisht në Hagë, është shndërruar në mbështetje për PDK-në.
“Unë po e shoh se Ferizaj, sikur Kosova 5 nëntorin e konfirmimit të aktakuzave të presidentit Thaçi dhe kryetarit Veseli, e kanë kthyer nga një moment dhimbje në një moment krenare dhe për PDK-me një rezultat të mbështetjes së madhe dhe masive që do të kenë në 14 shkurt”, ka thënë ai.
Hoxhaj ka shpalosur edhe pjesë të programit të PDK-së për zhvillim ekonomik.
“Ne duam që të zhvillojmë ekonominë që është goditur për shkak të pandemisë. Ne kemi konceptin e qartë se si do t’i ndihmojmë ndërmarrjet e vogla të mesme dhe të mëdha. Të krijojmë vende të reja të punës, në Ferizaj dhe kudo në Kosovë për shkak të pandemisë me një buxhet që do të jetë diku 500 milionë euro dhe do të ndahet çdo ndërmarrje që do të ketë nevojë”, ka thënë ai.
Të bashkëngjitur e keni linkun me pamje dhe deklarata nga tubimi në Ferizaj:
Të tjera
-
Ramush Ahmetaj i reagon Lushtakut: E kuptoj hallin tënd, por është i vogël karshi Kosovës
Kandidati i AAK-së për deputet, Ramush Ahmetaj i ka reaguar Mërgim Lushtakut ...
-
Demokratët në Kongres i kërkojnë Bidenit t’i sanksionojë ministrat izraelitë
Gati 90 ligjvënës demokratë i kanë bërë thirrje presidentit amerikan, Joe Bid...
-
Donald Trump i jep post të rëndësishëm Robert F. Kennedy Jr
Donald Trump ka emëruar Robert F. Kennedy Jr për të udhëhequr departamentin e...
-
Komandanti i KFOR-it: Problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhen me mjete ushtarake
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gats...
-
Ismaili: Hamza është lider i prerë dhe di kur duhet të thotë “jo”
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, i ftuar në emisio...
-
Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut mbledhje të përbashkët të hënën në Prishtinë
Të hënën është planifikuar të mbahet mbledhja ndërqeveritare ndërmjet Qeveris...
-
Pjesëtarë të FSK po mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri
Pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës kanë vazduar trajnimet në Bazën Ajro...
-
Ismaili: Bedri Hamza nuk është vetëm kandidati më i mirë i PDK-së, por kandidati më i mirë në Kosovë për situatën e tanishme
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili ka thënë se ...
-
“Zejtini, gruni, zdravo, kunatat, edukata seksuale”, Matoshi-qeverisë: Qysh keni me dalë para popullit?
Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Halil Matoshi ka vlerësuar se Qeveri...
-
“Kakofoni – Sa më shumë mjegull, duke mos thënë asgjë” – Baton Haxhiu për fushatën e Kurtit
Gazetari Baton Haxhiu ka folur për fushatën e VV’së duke thënë se krijojnë sh...
-
Musliu-Shoshi nesër dërzon në Prokurorinë Speciale padi ndaj MPJ-së
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës ...
-
Kusari-Lila dënon thẹrjen me thịkë në Ferizaj: Institucionet duhet ta hetojnë rastin
Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me...