Lajme

Hoxha-deputetëve: Të bëhemi bashkë ta mbrojmë UÇK-në

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 06 April 2023

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, në seancën e Kuvendit, ka folur masakrën e Rezallës.

Ajo u ka kërkuar kolegëve deputetë që të bëhen bashkë që siç tha ajo t’i ndihmojmë ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“Në vend se të kërkojmë drejtësi për krimet e luftës, duhet të kërkojmë drejtësi për çlirimtarët tanë. Kosova duhet të jetë bashkë në mënyrë që mos të bëhet padrejtësia e radhës. Më kishte marrë malli me pa Kosovën ashtu, andaj dua t’i falënderoj të gjithë pjesëmarrësit”.“UÇK na ka mbrojtur në kohë të vështira, andaj ne duhet të bëhemi bashkë ta mbrojmë në këto ditë të vështira”, tha Hoxha.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera