Hoxha: Atentati ndaj Kurtit balonë dhe histori e stisur, Prekë Kodra është gjuetar
Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 21 September 2022
Gazetari nga Shqipëria, Artan Hoxha ka thënë se përgatitja e atentatit ndaj kryeministrit Albin Kurti ishte një histori e stisur.
Hoxha në emisionin ‘Pressing’ në T7 tregoi se si paramendohej të zhvillohej krejt ky atentat.
“Ky është një zebelin i madh, i cili u fry, jo pa qëllim. Në Shqipëri 72 orë janë marrë me këtë edhe në Kosovë gjithashtu, sepse nuk është gjë e vogël të organizohet një atentat që synon ta godas kryeministrin e Kosovës, nënkryetarin e Kosovës dhe zotrin Haxha dhe aksioni do të kryhej për gjatë 4 muaje. Në fillim do të vritej Ismet Haxha, pastaj në shenjë hakmarrje, gjoja, do të ekzekutohej Xhavit Haliti dhe pastaj situate do të dilte jashtë kontrollit dhe do të vritej edhe kryeministri i Kosovës.
Ky është një informacion që i ka shkuar ish-drejtorit të Policisë. Është grabitur arkiva elektronike dhe tek kjo arkiva kishte një dokument që pastaj u publikua, ishte pikërisht ky”, tha ai.
Tutje, ai tha se i dyshuari për këtë përgatitje të atentatit, Prekë Kodra është vetëm një gjuetar. Hoxha thotë se Kodra nuk është as snajperist dhe nuk ka qenë asnjëherë në forcat speciale të Shqipërisë.
“Prekë Kodra, i cili banon në perfieri të Shkodrës, u relatua edhe nga mediat shqiptare, si snajperisti më i mirë në Shqipëri. Kjo për mua është në fund e krye një histori e stisur. Kurti është kryeministri i Kosovës, e pastë jetën e gjatë, nuk ka pas asnjë fije rreziku që i vije nga një shtetas i Shqipërisë. Personi në fjalë është një gjahtar, kaq. Nuk është as snajperist, nuk ka qenë as në forcat speciale të Shqipërisë.
Prekë Kodra, vetë dje më ka treguar se është vënë në dijeni të gjithë kësaj hisotrie, ditën që është publikuar nga hakerat iranian, informacioni që i ka shkuar drejtorit të policisë. Ai ska ditë asgjë”, tha ai.
Të tjera
-
Kusari -Lila thotë se Kosova “ndoshta” do të bëhet anëtarë e KiE para fundit të vitit
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë ë...
-
Abdixhiku thotë se Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore: Nëse ka merak, ia hapë një ministri për veriun dhe e bëj ministër
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në “Pressing” të ...
-
Allen: Rusia kërkon kaos dhe ndarje të Ballkanit Perëndimor
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Matoshi: Kurti s’vlen më si kryeministër për aleatët
Kohëve të janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme. Për o...
-
Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Osmani: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot Zëvendës Ndihmës Sekretare...
-
Bastisja në Veri, Policia sekuestron 1.6 milionë euro dhe mbi 637 mijë dinarë
Policia e Kosovës ka jap detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë d...
-
Abdixhiku për darkën Kurti-Krasniqi: U rrahën me grushte e tash u bënë bashkë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha është shumë e ...
-
Kjo zonë parashikohet të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje pasditen e së martës
Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe ...
-
Kërkohet ndihmë për shërimin e 18-vjeçarit, Argjend Jonuzaj nga Prizreni
Argjend Jonuzaj nga Komuna e Prizrenit ka nevojë për ndihmën tuaj. 18-...
-
VV e do të “unifikuar” opozitën për të shkuar në zgjedhje, PDK, LDK dhe AAK kanë dallime
Partia Demokratike e Kosovës u kërkoi të hënën partive politike parlamentare ...
-
Ceremonitë mortore për presidentin iranian do të nisin të martën e ardhshme
Ceremonitë mortore për presidentin iranian, Ebrahim Raisi, dhe shokët e tij d...