Hoti: Serbia po refuzon të japë informacionet për fatin e babait tim
Autori: Gazeta inFokus
16:37 | 29 July 2026
Ministri për Familje dhe Mirëqenie Sociale, Andin Hoti, ka deklaruar në një intervistë për Euronews Albania se mungesa e bashkëpunimit nga Serbia vazhdon të jetë pengesa kryesore për zbardhjen e fatit të babait të tij, veprimtarit të zhdukur Ukshin Hoti.
Ai theksoi se babai i tij ishte marrë nga institucionet shtetërore të sigurisë në Serbi, duke vënë përgjegjësinë direkte mbi autoritetet serbe.
“Në aspektin e babait, që është çështje pak më personale, por si kryetar i Komisionit, ne në fakt i kemi këtu disa pista, por ajo që mungon në thelb në raport me informatat për babain është mosbashkëpunimi total i Serbisë. Sepse e dini që babai nuk është që është marrë prej rrugës apo situatë tjetër, është marrë prej institucioneve shtetërore të sigurisë dhe përgjegjësia direkte është e pushtetit atje.
Dhe ata kanë refuzuar në vazhdimësi, se e keni përcjellë, ne kemi kërkuar, ne kemi edhe delegacionin kosovar se po shkojmë me ditë të tëra në Serbi pikërisht për këtë çështje, me mesazhe të ndryshme. Deklarata që kemi… që kemi arritur me 2 maj, në vazhdimësi ka pasur kërkesë që çështja e informatave për personat e zhdukur, por natyrisht edhe për rastet e tjera.
Besoj që këtu nuk është një çështje teknike, e as e lehtë, e as nuk mjafton ana profesionale e jona, por duhet vullnet politik. Po ashtu duhet një lloj presioni nga bashkësia ndërkombëtare që Serbia të dorëzojë informacionet për fatin e babait. Nuk besoj që fati i babait mund të zbardhet me ato që ne i kemi, me resurset që ne i kemi, me informatat që i kemi, pa u dhënë ato që i kam përmendur disa herë, arkivat e klasifikuara që Serbia vazhdon t’i mbajë në sekret”, tha Hoti./

T� tjera
-
Ymeri-Kurtit: Je me mentalitet të vjetër, ki me ra shumë shpejt
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti ...
-
Kuvendi mbetet në terr, ndërpritet seanca ku po diskutohej për buxhetin
Ndërprerja e energjisë elektrike ka lënë në terr sallën e Kuvendit të Kosovës...
-
Godet era e fortë, bien dritaret nga ndërtesa, dëmtohet një veturë
Në Matiqan të Prishtinës sonte nga një ndërtese kanë rënë dritaret dhe e kanë...
-
Aksident tragjik në rrugën Prishtinë-Podujevë, humb jetën një person me aftësi të kufizuara
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Penuhë të Podujevës, ...
-
Kuvendi në orar të zgjatur, deputetët ende në sallë plenare
Ndonëse ora ka kaluar 22:20, deputetët e Kuvendit të Kosovës ende nuk po i ja...
-
“Telekomi zyrë punësimi për familjarët e pushtetit”, Krasniqi akuzon pushtetin për nepotizëm
Rrezarta Krasniqi ka ngritur akuza për punësime dhe përfitime të familjarëve ...
-
Bajrami – Kurtit: Qe gjashtë vjet në pushtet, ka mbetë tu folë për të kalumen
Pas përplasjes në Kuvend mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetes së LDK-s...
-
Shiroka Pula në Forumin Ndërkombëtar të Strategjisë 2026: Të rinjtë e Kosovës janë të angazhuar në teknologji dhe informacion, njohin disa gjuhë të huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, takoi delegacionin...
-
Kurti e pranon se qytetarët po largohen nga vendi, gjendjen në arsim dhe drejtësinë i rendit si arsye kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvendin e Kosovës për migri...
-
Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së zhvillon takim me homologun nga Shqipëria
Komandanti i Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Briga...
-
Iu ndal fjala në Kuvend – Rrahmani i përgjigjet Kurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, në emisionin “DPT t...
-
Hamza për buxhetin: Nuk garanton as mirëmbajtjen
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar projektb...



































