Lajme

Hoti: Qeveria po i mbledh paratë të cilat pastaj po i zhvlerësohen nga inflacioni

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 06 December 2022

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka akuzuar qeverinë për “menaxhim katastrofal të parasë publike”.

Ai në Facebook ka shkruar se Agjencia e Statistikave vlerëson se në tremujorin e tretë të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, çmimet e prodhimit për biznese u rritën me 17.2% mesatarisht.

Sipas tij, rritjen më të madhe e ka pasur energjia elektrike dhe gazi me 49.7%, duke i rritur kështu çmimet e produkteve të konsumit të përditshëm.

-Advertisement-

“Sikur të ulej TVSH-ja dhe të hiqej akciza përkohësisht, siç kemi propozuar në pranverë, sot çmimet prodhimit për biznese do të ishte më e ulëta. Rrjedhimisht, çmimet e produkteve të konsumit të përditshëm do të ishin më të ulëta dhe jeta e familjeve do të ishte më të lehtë”, ka thënë ai.

Ndërkaq sipas tij, sikur të ulej TVSH-ja dhe të hiqej akciza, sot nuk do të ishin 700 milionë euro në llogari të Qeverisë, të cilat sipas tij, po i zhvlerëson inflacioni.

“Rreth 300 mil euro do të ishin në buxhetin e familjeve dhe bizneseve dhe do të qarkullonin në ekonomi. As nuk i shpenzojnë mjetet për projekte kapitale dhe për rritje të pagave, e as nuk iu lënë qytetarëve që t’i shpenzojnë. I mbledhin pa nevojë, i mbajnë në llogari dhe zhvlerësohen nga inflacioni. Çfarë menaxhimi katastrofal i parasë publike”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera