Zgjedhjet 2021

Hoti premton heqjen e doganës për autobusët e rinj

Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 10 February 2021

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti premtoi të mërkurën se qeveria që ai do ta drejtojë, pas 14 shkurtit, do ta heqë doganën për importin e autobusëve të rinj.

Gjatë një vizite që i bëri kompanisë “24 Yjet”, kryeministri Hoti tha se e ka vendosur në prioritetet e qeverisë së tij mbështetjen për kompanitë e transportit, në mënyrë që edhe qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet qarkullimi komod.

Kryeministri Hoti tha se lirimi nga dogana për importin e autobusëve të rinj do të bëhet në tre muajt e parë të qeverisë që ai do të vazhdoj ta drejtoj.

-Advertisement-

Drejtori i kompanisw “24 Yjet”, Gani Sinani, gjatë bashkëbisedimit me kryeministrin Hoti tregoi sfidat dhe vështirësitë me të cilat janë përballur transportuesit kryeqytetas, në kushtet e krizës së pandemisë dhe pa mbështetjen e nivelit lokal të qeverisjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera