Lajme

Hoti për Kurtin: Republika s’mund të vendoset nën diktatin e një njeriu të papërgjegjshëm

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 09 September 2026

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvend, pasi që ky institucion nuk ka arritur të konstituohet.

Hoti ka thënë se ajo çfarë ka ndodhur sot me moszgjedhjen e nënkryetarëve, e ka bërë më të qartë qëndrimin e tij dhe të pesë deputetëve të tjerë të LDK-së, për të mos votuar për president.

“Zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës e bënë edhe më të qartë pse ne, gjashtë deputetët e LDK-së, i kemi thënë “JO” propozimit të VV-së për President.”, ka shkruar Hoti.

-Advertisement-

Ai ka kritikuar partinë në pushtet për situatën e krijuar në vend.

“Republika e Kosovës nuk mund të vendoset nën diktatin e një njeriu të papërgjegjshëm, që nuk ka asnjë ndjeshmëri për sakrificën e brezave mbi të cilën është ndërtuar shteti ynë.”, ka thënë Hoti.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy