Lajme

Hoti: Nuk pranojmë asnjë lloj koncesioni me Listën Serbe për Demarkacion

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 12 March 2018

Koalicioni qeverisës në krye me Ramush Haradinaj nuk po mundet që të gjejë një zgjidhje për Demarkacionin të cilën do ta votonin të gjitha partitë.

Tani kur u bind Lista Serbe që ta votojë këtë marrëveshje pa kushte, është LDK-ja ajo që po paralajmëron se nuk do të pranojnë asnjë lloj koncesioni që mund të arrijnë me Listën Serbe për të siguruar mbështetjen për votimin e demarkacionit, shkruan Infokusi.com.

Deklarojnë se nuk pranojnë asnjë koncension që shkon në dëm të interesave të vendit.
Kështu ka thënë vet kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

-Advertisement-

Hoti ka thënë se presin që presin që koalicioni të sigurojë votat e nevojshme për votimin e marrëveshjes së Demarkacionit , e që i hap rrugë liberalizimit të vizave. Gjersa shton se LDK-ja mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një Kosove demokratike.

“LDK-ja mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një Kosove demokratike, që është në fqinjësi të mirë me shtetet në rajon, e integruar në BE dhe NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA-në”, ka shkruar Hoti në Facebook, shkruan Infokusi.

Hoti ka folur edhe për vizitën e ndihmës sekretarit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, ku tha se ai konfirmoi edhe një herë qëndrimin e palëkundur të SHBA-së për Kosovën.

“ LDK-ja e vlerëson lartë këtë qëndrim dhe rolin vendimtar të SHBA-së në momentet më të rëndësishme të çlirimit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës”, ka thënë Hoti./Infokusi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera