Hoti: Kosova po prin në rajon për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë

Autori: Gazeta inFokus
17:19 | 06 February 2021
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, tha të premten në Ferizaj se Kosova po prin në rajon me rimëkëmbjen e shpejt ekonomike, si rezultat i menaxhimit me sukses të pandemisë.
Kryeministri Hoti tha se ndryshe prej oponentëve tanë, të cilët për interesa të tyre personale e partiake e izoluan Kosovën, Qeveria e drejtuar nga LDK-ja, si pjesë e Partive Popullore Evropiane, i ka të hapura të gjitha dyert në Evropë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kudo në vendet demokratike.
Ai shpalosi programin e tij për zhvillim ekonomik dhe tejkalim të pasojave të pandemisë. Me këtë rast Hoti falënderoi diasporën kosovare të cilët me remitencat e tyre, jo vetëm që ndihmuan familjet, por edhe ekonominë e Kosovës për të kaluar më shpejt dhe më lehtë pasojat e pandemisë.
“Zhvillimi ekonomik do të mbështetet në sektorin privat, i cili është bazë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Do të punohet në krijimin e kushteve për punësim të qëndrueshëm dhe dinjitoz, duke promovuar konkurrencën e lirë, me rol të kufizuar të shtetit në ekonomi, kryesisht si lehtësues e rregullator i zhvillimit ekonomik, bazuar në prioritetet nacionale zhvillimore, me kujdes të veçantë ndaj mjedisit, për ta ruajtuar atë edhe për brezat e ardhshëm”, tha Hoti.
Kandidati i LDK-së për kryeministër shtoi se Kosova e ka të domosdoshme përgatitjen e një orientimi të qartë strategjik afatgjatë të zhvillimit, ku vendosen prioritetet zhvillimore dhe kornizat e politikave ekonomike, fiskale e buxhetore dhe të borxhit publik, që tejkalojnë një mandat qeverisës.
“Një dokument i tillë do të shërbejë si një Kod Ekonomik, i cili përmban parimet për politikat ekonomike dhe shërben si kornizë e legjislacionit të fushës së ekonomisë dhe të procedurave që zbatohen për mbështetje të zhvillimit ekonomik. Një qasje e tillë siguron gjithëpërfshirje dhe integrim në zhvillim me efekte sinergjie”, tha kryeministri Hoti.
Ai tha se për Ferizajn, në buxhetin e këtij viti dhe të vitit të ardhshëm janë paraparë 35 milionë projekte të ndryshme, duke përfshirë impiantin për ujëra të zeza, unazën e jashtme në segment Prelez-Jerlive deri në Nerodime, rrugën për Kashtanjevë, nënkalimin për vetura në Ferizaj, renovimin e stadiumit të qytetit, renovimin e shkollës së mesme të ulët, shkollën profesionale dhe plot projekte të tjera.
Kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Sfarqa tha se LDK-ja e ka kulturën politike, kandidatin më të mirë për kryeministër dhe kandidatët më eminentë për deputetë për t’i dalë zot Kosovës në këto kohë të vështira.

Të tjera
-
Lansimi i “Programit Master për Energjetikë”, Bajrami-Kurtit: Asnjë meritë s’e keni, lëri punët e të tjerëve
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve që li...
-
Selimi: Votojeni nesër propozimin e VV-së për kryetare të Kuvendit
Në prag të seancë së nesërme, ku do të bëhet tentativa e 21-të për konstituim...
-
Osmani takon Delegacionin e Kongresit Amerikan, flasin për thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje e zhvillim ekonomik
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Dayton ka takuar Delegacionin e Kongre...
-
Je ndjerë e zhgënjyer e humbur? – Befason si asnjëherë më parë Edlira Qefalija Zeka me këtë përgjigjje
E ftuar në emisionin “Zgjohu” prodhim i Gazetës Infokus, Edlira Qefalija Zeka...
-
Aksident i rëndë mes dy veturave në Veternik
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në lagjen Veternik të Prishtinës, shk...
-
Policia spanjolle godet klanin mafioz shqiptar, mbushën Kataluninë me dro*gë
Policia spanjolle në Kataluni (Mossos d’Esquadra) goditi një klan të mafisë s...
-
Kallas ua përsërit mesazhin: Liderët t’i lënë ndasitë anash- qeveria të formohet sa më shpejt – Kosova në plan të parë
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka përfunduar këtë j...
-
“Më ka shkatërruar” – Edlira, gruja e Milaim Zekës shpërthen në lot, pasi flet për humbjen më të madhe në jetë
Bashkëshortja e Milaim Zekës, Edlira Qefalija Zeka ishte e ftuar këtë javë në...
-
Gjuriq ankohet për Kurtin në një takim me disa kongresmenë amerikanë: Veprimet e tij janë kërcënim i madh për stabilitetin rajonal
Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, ka njoftuar se sot në Dejton është tak...
-
Ushtarët e aviacionit amerikan në KFOR kryejnë një trajnim me rëndësi
Inxhinierë ndërkombëtarë dhe ushtarë të aviacionit amerikan në KFOR kryen një...
-
Ndërprerja masive e energjisë elektrike prish Festivalin e Filmit në Kanë
Një ndërprerje masive e energjisë elektrike ka shkaktuar kaos në Kanë dhe zon...
-
Zgjatja e mandatit të ushtarëve, Qeveria gjermane: Kosova stabile, rëndësi jetike për Gjermaninë e NATO-n
Veç dy javë pasi që u bë kancelar i Gjermanisë, Friedrich Merz dhe qeveria e ...