Hoti: Kosova nuk do të përkrahë mentalitetin komunist më 14 shkurt

Autori: Gazeta inFokus
15:15 | 08 February 2021
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, tha të hënën në tubimin elektoral në Obiliq, se LDK është alternativa e vetme që e ruan shtetin e Kosovës dhe kursin e saj evropian.
“Shihni këta oponentët tanë si po dalin rrugëve me megafon, e me shirita të kuq që janë shenjë e komunizmit, shenjë e regjimeve totalitare. Më 14 shkurt të gjithë duhet ta kuptojnë se Kosova nuk mbështet mentalitetin komunist por e mbështetë mentalitetin zhvillimor evropian që përfaqësohet nga LDK-ja”, tha Hoti.
Kandidati i LDK-së, foli edhe programin e kësaj partie në zgjedhje, duke u zotuar se qeveria e re do të vazhdoj mbështetjen për komunën e Obiliqit.
“Obiliqi është vend që i jep energji gjithë Kosovës, i jep ngrohjen Prishtinës, prandaj qytetarët e Kosovës i kanë borxh Obiliqit dhe do ta kenë përkrahjen e qeverisë ashtu siç e kanë pasur deri tani nga qeveria e drejtuar nga LDK”, tha Hoti.
Ai kërkoi nga të gjithë që më të bashkuar se kurrë, t’i japin mbështetje LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurti, sepse vetëm në këtë mënyrë bëhet e mundur ruajtja e shtetit dhe zhvillimi i tij.
“Jam këtu për të kërkuar besimin për të quar përpara misionin e shenjtë të ndërtimit të shtetit, mision i nisur 31 vite me parë. Ky mision destinacion, e ka anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ne e kemi dëshmuar se mund ta bëjmë këtë. E kemi marrë qeverinë me sanksione amerikan dhe kemi përmbyllë vitin me marrëveshjen që i sjell Kosovës 1 miliardë euro investime, që i solli njohjen nga Izraeli. Po ashtu, viti është përmbyll edhe me vendimin që FSK si pjesë e ushtrisë amerikane të shkoj në misione paqeruajtëse në botë”, tha Hoti.

Të tjera
-
E dhimbshme: I riu nga Lipjani humb jetën në një aksident fatal në Austri
Një tragjedi e rëndë ka prekur familjen Bardhi, pasi që i riu nga Kosova, Alb...
-
Vdes një 22-vjeçar nga Malisheva, u lëndua rëndë në vendin e punës
Një 22-vjeçar nga Malisheva ka vdekur, pasi ishte lënduar para pesë dite në v...
-
Osmani godet Qeverinë që refuzoi propozimin e saj për t’ia hequr taksën SHBA’së: Turp, i kemi vënë tarifa aleatit ekzistencial, Serbisë zero
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një intervistë për Rubikon të Klan Kos...
-
Takimi ministrat e BE’së dhe Ballkanit Perëndimor, Kallas: Temë diskutimi bashkëpunimi në “mbrojtje dhe siguri”
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri...
-
Shpërthen zja* rri në afërsi të Muzeut të Kosovës
Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e së dielës në afërsi të Muzeut të Kosovës n...
-
Presidentja falënderon Erdoganin dhe gruan e tij: Kosova po e fuqizon pozitën e saj në arenën ndërkombëtare
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar presidentin turk, Recep Ta...
-
Edhe një vit në Presidencë, Osmani: Mos u bëni merak për të ardhmen time, e ardhmja e Kosovës duhet të diskutohet
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, së fundmi ka dhënë një intervistë për RTK...
-
Kurti: Forcimi i ushtrisë dhe mbrojtja e Kosovës, obligim nga sakrifica e dëshmorëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se forcimi i ushtrisë dhe m...
-
Doktori i Trumpit thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore
Presidenti amerikan Donald Trump është në “shëndet të shkëlqyer”, thotë mjeku...
-
Dy njohje brenda një muaji, Osmani: Një ritëm i cili nuk do të ndalet
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Turqi në kuadër të ...
-
Ky është personi që vdiq nga aksidenti mes trenit dhe një veture në Klinë
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka shprehur ngushëllime për vdekj...
-
Vdes ish-kryeprokurori i Kosovës, Ismet Kabashi
Ka vdekur ish-kryeprokurori i Kosovës, Ismet Kabashi. Lajmi u bë i ditur n...