Hoti i përgjigjet Kurtit: Nuk luftohet inflacioni me ligje

Autori: Gazeta inFokus
23:41 | 30 March 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Rubikon të Klan Kosovës, ka thënë se është i shqetësuar me dërgimin e ligjeve nga opozita në Gjykatën Kushtetuese.
Ai tha se në këtë gjykatë, po pret të trajtohet Ligji për çmimet tavan të produkteve bazë dhe u shpreh se LDK-ja e ka dërguar në Gjykatë këtë ligj.
E kësaj deklarate i është përgjigjur deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një lidhje direkte në “Edicionin Special”, duke thënë se është naive të interpretohet në këtë mënyrë rritja e çmimeve dhe tha se nuk luftohet inflacioni me ligje.
“Është shumë naive të interpretohet në këtë mënyrë rritja e çmimeve, po të ishte që inflacioni të luftohet me ligje për çmimet tavan, sigurisht të gjitha vendet e BE-së dhe vendet e tjera demokratike nëpër botë, që janë përballur me inflacion, do të kishin ndërmarrë veprime të tilla, do të kishin miratuar një ligj për t’i kufizuar çmimet. Por, kjo nuk funksionon në ekonominë e tregut, këto masa tregojnë mentalitetin e tij të sistemeve të kaluara, nuk luftohet inflacioni me ligje”, u shpreh ai.
Hoti tutje tha se në rastin tonë inflacioni është i importuar dhe sipas tij, kjo qeveri nuk ka ndërmarrë asgjë për të zbutur ndikimin tek qytetarët, përcjell Klankosova.tv.
“Inflacioni luftohet siç kanë ndërmarrë vendet e tjera, Zvicra ose Gjermania, ose vendet e tjera, i kanë indeksuar të ardhurat e ndryshme, i kanë indeksu pensionet, i kanë indeksu pagat, iu kanë ndihmuar qytetarëve, i kanë rishikuar ngarkesat e ndryshme tatimore. Janë masa të tjera me të cilat luftohet inflacioni, në rastin tonë inflacioni është i importuar, por kjo qeveri nuk ka ndërmarrë asgjë për të zbutur ndikimin tek qytetarët”, u shpreh tutje ai.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell. Kohë pas koh...
-
Lekaj: Kurti i ka ofruar Limajt një ministri e zëvendësministra, por jo Kryeparlamentarin
Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se 100 për qind, kreu i VV-së, Albi...
-
Raportohet për zjarr*vënie të qëllimshme në një kuti postare në një ndërtesë në Prishtinë
Raportohet se qytetarët kanë njoftuar dhe publikuar një video per nje zjarrve...
-
Osmani: Nuk e humbim kurrë shpresën për anëtarësim në BE
Për median finlandeze “Yle”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se e...
-
Komuna e Prishtinës: Ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës nuk janë ndaluar
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur sot se ekskursionet dhe mbrëmjet e m...
-
Osmani: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është realitet i pakthyeshëm
Gjatë një vizite zyrtare në Finlandë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vj...
-
Shtrenjtimi i rrymës rëndon bizneset
Rritja e tarifave të energjisë elektrike do të sjellë sfida të mëdha për bizn...
-
Kurti: Papa, shembull i përulësisë dhe humanizmit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti përcolli mesazhin...
-
Ibrahimi: Komunat investuan 240 milionë euro – operuan shumë më mirë se qeveria
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka ...
-
“Humbja e provave të Astrit Dehahrit, ka ndodhur kur Albulena ka qenë në krye të ministrisë”- Blerta Deliu e kritikon fuqishëm Albulena Haxhiun
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kritikuar fuqish...
-
47-vjeçari nga Shtimja e gjen një portofol në rrugë, bashkë me policinë ia dorëzojnë pronares
Një 47-vjeçar nga Shtimja, Xh. Rexhaj, ka dorëzuar në stacionin policor në Sh...
-
Bllokada në Kuvend rrezikon funksionimin e shtetit dhe humbjen e fondeve nga BE-ja
Ngërçi institucional, i krijuar nga mospërmbyllja e procesit të konstituimit ...