Sport

Holanda i lejon femrat të luajnë në ekipet seniore të meshkujve

Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 04 August 2020

Një projekt i ri provues, i cili do t’ua mundësojë femrave të luajnë në ekipet seniore të meshkujve në Holandë, është aprovuar sot nga Federata e Futbollit e Holandës (KNVB).

Federata holandeze i ka dhënë leje një femre – 19-vjeçares Elle Fokkeman – t’i bashkohet ekipit VV Foarut i cili bën gara në kategorinë e katërt – për sezonin 2020/21, transmeton Gazeta Express.

Ky projekt provues mund të bëjë që rregulloret të ndryshohet dhe femrat të lejohen përgjithmonë të luajnë në kategorinë A të futbollit të meshkujve.

-Advertisement-

“KNVB e përkrah diversitetin dhe barazinë”, ka thënë shefi për zhvillim në organin qeverisës të futbollit holandez, Art Langeler.

“Ne besojmë se secili duhet të ketë hapësirë në çdo mënyrë në futboll”, shtoi ai.

Ai ka thënë se federata pranon kërkesa çdo vit për t’i lejuar femrat të luajnë për ekipet e para të meshkujve.

Futbolli i përzier në Holandë u fut në vitin 1986 dhe rregullat e tanishme i lejojnë vajzat të luajnë për ekipet e meshkujve nën grupmoshat 19-vjeçare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera