Lajme

Holanda është zbutur goxha për liberalizim

Autori: Gazeta inFokus 21:08 | 16 August 2022

Dalëngadalë Holanda po ndryshon qëndrim e s’mundet të identifikohet si shtet i cili po bllokon liberalizimin e vizave për Kosovën.

Një raport i publikuar ekskluzivisht për këtë çështje nga Instituti holandez Clingendale,zbuloi se diskursi ka ndryshuar fortë në politikën e Hagës.

“Kemi kuptuar se Komisioni Evropian po e bënë gati një raport të ri mbi përmbushjen e standardeve, pra të tregoj se deri ku Kosova ka përmbushur këto standarde të reformave për liberalizim. KE-ja po e bënë këtë me kërkesë të Holandës dhe do e publikoj raportin në fjalë në tetor i cili pastaj diskutohet nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian”tha Wouter Zweers, hulumtues, Instituti Clingendale

-Advertisement-

Hulumtuesi në Clingendale, e konsideron qenësor raportin që pritet ta nxjerrë Komisioni. Sipas tij edhe  kryeministri Mark Rutte konsideron se Kosova ka bërë shumë në sundimin e ligjit.

Vetë Rutte, foli për herë të parë publikisht për heqjen e regjimit të vizave për kosovarët më 23 qershor 2022, në margjinat e samitit BE-Ballkani Perëndimor.

“Formalisht procesi ec kur vendet anëtare mund të votojnë dhe aty kërkohet shumica e kualifikuar, pra nëse shumica është për atëherë ata mund të marrin një vendim. Kurse në praktikë sikur që ndodhi më 2018 kur për herë të fundit u fol për këtë çështje, u kërkua të arrihet konsensusi. Pra nëse krejt vendet pajtohen atëherë bëhet hapi i radhës”, përfundoi Zweers.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera