Fun & Video

Historia e burrit që bëri transplant të dy krahët: Dua të përqafoj gruan dhe nipat

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 26 July 2021

Historia e burrit që bëri transplant të dy krahët: Dua të përqafoj gruan dhe nipat.

Një burrë, i cili iu nënshtrua transplantit të parë në botë të dy krahëve dhe shpatullës deklaron se tashmë mund ta përkul bicepsin e tij dhe mezi po pret të jetë në gjendje të përqafojë gruan dhe nipat e tij.

49-vjeçari Felix Gretarsson i humbi të dy krahët e tij në një aksident ku ra në kontakt me energjinë elektrike në vitin 1998 ndërsa përpiqej të rregullonte një defekt në linjë.

-Advertisement-

Transplanti historik që zgjati për 15 orë u krye në spitalin Edouard-Herriot në Lyon të Francës në janar të këtij viti ku morën pjesë dhe mjekë nga 5 spitale të ndryshme.

Pas aksidentit, mjekët e vendosën Gretarsson në koma për tre muaj dhe kryen 54 operacione, duke përfshirë heqjen e krahëve të tij të djegur rëndë.

Ai filloi të abuzonte me ilaçe dhe alkool për të përballuar dhimbjen nga kjo fatkeqësi. Felix iu nënshtruar dy transplanteve të mëlçisë në më pak se një vit, përpara se të njihte kirurgun e njohur botëror Jean-Michel Dubernard i cili i dha shpresë se një transplantim i krahëve ishte i mundur.

Dubernaud, i cili vdiq në fillim të këtij muaji, njihej për kryerjen e transplantimit e parë të dorës, transplantimit e parë të dy duarve dhe transplantimit të parë të pjesshëm të fytyrës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera