Ekonomi

“Hidroregjioni Jugor” blen 4 mijë euro fotokopje

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 15 October 2018

4 mijë euro për një aparat fotokopjues.

Kaq i ka kushtuar kompanisë Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, shkruan gazeta Infokus.

Në njoftimin për nënshkrim të kontratës të bërë publik në në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se aparati fotokopjues është blerë 3 mijë e 950 euro.

-Advertisement-

Kompania ‘VERTIGO’ nga Prizreni ka dalë fituese në këtë tender. Kjo kompania ishte gjithashtu e vetmja që ka aplikuar.
Në të njëjtin njoftim thuhet se ky aparat do te shfrytëzohet në shërbimin e faturimit për shtypjen e broshurave te ndryshme si dhe shtypjen e faturave./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera