Sport

Hezitimi i Ibrahimovicit, Milani sytë nga kroati i Juves

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 12 December 2019

Zlatan Ibrahimovic është shumë pranë kthimit te Milani në Serinë A, megjithatë, kohëzgjatja e kontratës duket se po vonon përgjigjen përfundimtare të gjigantit suedez.

Në këto kushte, për të mos u gjendur të papërgatitur, drejtuesit e “Djallit” po studiojnë edhe alternativa të tjera.

Sipas “Corriere dello Sport”, emri që ka dalë në skenë orët e fundit është Mario Mandzukic, i cili nuk sheh të ardhme tek Juventusi dhe nuk ka ndërmend të presë verën e ardhshme për t’u larguar nga bardhezinjtë.

-Advertisement-

Gjithsesi, Ibra mbetet zgjedhje e parë dhe vetëm nëse dështojnë tratativat me 38-vjeçarin do të merret në konsideratë pista “Mandzukic”.

Dy klubet e Serisa A prej kohësh kanë patur kontakte edhe për mbrojtësin turk Demiral, që nuk ka një rol të rëndësishëm te “Zonja e Vjetër”, por që mund t’u bëjë shumë punë kuqezinjve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera