Sport

Herolind Shala gjen skuadër të re, fluturon direkt drejt Spanjës

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 12 February 2019

Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala ka firmosur kontratë për dy vitet e ardhshme me klubin e Valerenga në Norvegji. Teksa është nisur menjëherë për në Spanjë, më saktësisht në Marbella, aty ku skuadra është duke kryer fazën përgatitore për rifillimin e sezonit të ri që starton me 30 mars.

Në sezonin e shkuar Shala u aktivizua me skuadrën e Start, ku shënoi edhe tre gola. Ndërsa më parë pati veshur fanellën e Lygby, të dyja skuadra norvegjeze. Në karrierën e tij, 27-vjeçari ka luajtur edhe me Sparta Prague në Çeki, apo Kasimpasa në Turqi, ndërkohë që dy sezone luajti me Liberec.

Mesfushori ka veshur fanellën e Norvegjisë në ekipin për moshave, ndërsa më vonë u bë pjesë e Shqipërisë, duke luajtur edhe 6 ndeshje me kuqezinjtë, për të vijuar më tej karrierën ndërkombëtare me Kosovën.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera