Helmimi i qytetarëve në Prishtinë e Han të Elezit, AUV: Janë marrë mostra të sosit të bardhë, qumështit, vezëve e majonezit – analizat janë në proces
Autori: Gazeta inFokus
19:48 | 15 July 2026
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), njofton se në përgjigje të rasteve të raportuara për dyshime të helmimit të qytetarëve në Prishtinë dhe Han të Elezit, ka ndërmarrë menjëherë kontrolle zyrtare emergjente për të mbështetur institucionet kompetente në identifikimin e shkaktarit të mundshëm dhe mbrojtjen e shëndetit publik.
Në të dy lokacionet, inspektorët veterinarë të AUV-së kanë zhvilluar inspektime të jashtëzakonshme, gjatë të cilave janë kontrolluar kushtet higjieno-sanitare, procedurat e vetëkontrollit të operatorëve, dokumentacioni përkatës, gjurmueshmëria e produkteve dhe lëndëve të para, si dhe janë marrë mostra zyrtare për analiza laboratorike mikrobiologjike.
“Në rastin e Prishtinës janë marrë mostra të sosit të bardhë, qumështit dhe vezëve, ndërsa në Han të Elezit është marrë mostër e majonezës nga objekti i shërbimit. Mostrat janë dërguar në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë, ndërsa mostra e vezëve është dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sipas procedurave të përcaktuara”, thuhet në njoftim.
Analizat laboratorike janë në proces. Pas përfundimit të tyre dhe vlerësimit të të gjitha provave të mbledhura gjatë kontrollit zyrtar, AUV do të përpilojë raportin përfundimtar dhe do të njoftojë publikun për rezultatet, thuhet në njoftim.
“Nëse konstatohen shkelje të legjislacionit në fuqi ose rrezik për shëndetin publik, do të ndërmerren pa vonesë masat administrative dhe ligjore ndaj operatorëve përgjegjës”, thekson AUV.
“AUV rikujton se siguria ushqimore është përgjegjësi e parë e operatorëve të biznesit ushqimor. Çdo operator ka detyrimin ligjor të respektojë kushtet e regjistrimit dhe autorizimit të veprimtarisë së tij, të prodhojë dhe të vendosë në treg vetëm ushqime të sigurta për konsum, të zbatojë sistemet e vetëkontrollit, të garantojë gjurmueshmërinë e produkteve dhe të sigurojë etiketim të saktë, të plotë dhe në përputhje me legjislacionin.
Po ashtu, operatorët duhet të respektojnë me rigorozitet kushtet e ruajtjes, temperaturat e përcaktuara për secilin produkt dhe funksionimin e pandërprerë të zinxhirit të ftohjes, veçanërisht gjatë muajve të verës kur temperaturat e larta rrisin ndjeshëm rrezikun e prishjes së ushqimit.
AUV u bën thirrje edhe qytetarëve që gjatë blerjes të kontrollojnë etiketimin, afatin e përdorimit dhe kushtet e ruajtjes së produkteve, ndërsa pas blerjes të sigurojnë transportin dhe ruajtjen e tyre sipas udhëzimeve të prodhuesit.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të vazhdojë kontrollet e intensifikuara në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Çdo rast i mosrespektimit të kërkesave ligjore do të trajtohet me vendosmëri, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, përfundon njoftimi.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të arrijë një si...
-
Konsulli i Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, takohet me kryetaren e Bashkisë së Torontos, diskutojnë për bashkëpunim dhe komunitetin shqiptaro-kosovar
Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, ësht...
-
Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: S’di çka të them, e kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty…
Daut Haradinaj nga Aleanca, ka reaguar lidhur me vizitën e Jakup Krasniqit në...
-
Uji tejkalon standardet e lejuara, ndalohet përdorimi për pije në dy zona të Gjakovës
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se uji në zonat e furn...
-
Jakup Krasniqi nesër përfundon vizitën në Kosovë, raportohet se në orën 15:00 niset për në Hagë
Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën ...
-
Policia e Shqipërisë jep detaje mbi alarmin për bo*mbë në avion
Policia e Shqipërisë ka reaguar pas raportimeve se në avionin Manchester – Ti...
-
Panik në fluturimin Manchester-Tiranë, alarm për bom*bë në avion, pasagjerët gjejnë shënimin
Një situatë tensioni kanë përjetuar sot pasagjerët e një avioni të Ryanair, q...
-
Maqedonci vlerëson pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimin “Golden Sabre”
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë pjesë në ushtrimin fushor “Golden ...
-
Sveçla njofton për aksionin në Mitrovicë, sekuestrohen kok*ainë, telefona dhe mbi 1 mijë euro
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e ...
-
Shiroka-Pula: Filantropia dhe shërbimi ndaj të tjerëve janë vlera që forcojnë shoqërinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Sami...
-
Ardian Gjini publikon shifrat e BQK-së: Çmimet dhe borxhet e qytetarëve janë rritur në mënyrë ekstreme, si po ia dalin familjet kosovare?
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për rritjen e ndjes...
-
Reagimet se i kanë ndarë vetëm 1.5 milionë për to, Pacolli: Mandat i digave, janë në proces, ndërtimet fillojnë më 2027 -28
Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes një po...



































