Lajme

Hekuran Murati jep lajmin e mirë për 100 eurot për këtë kategori

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 24 June 2022

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se shtesat prej 100 euro për studentët tashmë janë ekzekutuar.

Ai ka thënë se grupi i parë janë përfitues, 46 mijë studentë të cilët i kanë plotësuar kriteret për të marrë këtë shtesë.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj që sapo u procesua edhe pagesa e shtesës prej 100 euro për studentët. Grupi i parë i përfituesve janë rreth 46 mijë studentë të cilët kanë plotësuar kriteret, dhe për të cilët kemi pasur informata të sakta”, shkruan Murati.

-Advertisement-

Ndërsa ai ka njoftuar se një pjesë tjetër e aplikacioneve të dhënat kanë qenë të mangëta ose nuk ekzistojnë fare.

“Për një numër të konsiderueshëm të aplikantëve, të dhënat që kemi pranuar nga universitetet kanë qenë të mangëta ose nuk ekzistojnë fare. Prandaj gjatë ditëve në vijim, do të tentojmë të rikonfirmojmë të dhënat pë rastet që janë të pakompletuara, dhe sapo t’i kemi pranuar informatat nga këto universitete, do të procesohen edhe pagesat për grupin e mbetur”, shkruan Murati./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera