Lajme

Hekuran Murani ka një njoftim për pensionistët

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 27 June 2022

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ua ka rikujtuar pensionistëve rregullat për t’u paraqitur në zyrat e pensioneve, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ndarja e pensionistëve për të u paraqitur bëhet në dy grupe, duke thënë se ata që s’kanë marrë asnjë dozë vaksine janë të detyruar të paraqiten në zyra para datës 14 korrik 2022.

“Që nga java e kaluar MFPT ka njoftuar pensionistët se është rikthyer detyrimi që ata të paraqiten në zyrat e pensioneve. Për të evituar tollovitë, kemi bërë ndarjen në dy grupe që duhet të paraqiten sipas radhës – të pavaksinuar dhe vaksinuar. Të gjithë pensionistët që NUK kanë marrë asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19, janë të obliguar të paraqiten në zyrat e pensioneve para datës 14 korrik 2022. Të gjithë pensionistët tjerë, janë të obliguar të paraqiten më së largu deri me datën 12 gusht 2022”, ka shkruar Murati.

-Advertisement-

Po ashtu ministri ka shtuar se për të dëshmuar vendbanimin, pensionistët duhet të sjellin me vete edhe faturën e energjisë elektrike./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera