Lajme

Haziri thotë se Kosovës i duhet të zbatojë vendimin për Manastirin e Deçanit nëse dëshiron liberalizimin e vizave

Autori: Gazeta inFokus 23:45 | 04 July 2022

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë në T7 se Kosovës i kërkohet të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese në mënryë që të fitojë liberalizimin e vizave.

Ai thotë se kjo ka qenë një ndër arsyet pse nuk është dhënë vendimi për liberalizim në qershor.

“Kjo është bërë e qartë edhe në letrat e dërguara nga Shtëpia e Bardhë. Që vendimet duhet të respektohen”, tha ai.

-Advertisement-

“Duhet të respektohet sundimi i ligjit dhe duhet të ketë avancim në dialog”, shtoi ai.

Tutje Haziri ka thënë se Kosovës i rrezikohet stagnimi nëse nuk respektohen këto vendime.

“Mbetemi këtu ku jemi”, tha ai.

“Nuk shkon në BE duke shkarkuar borde e duke emëruar borde tjera”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera