Haziri: Për herë të parë Kosova nuk ka parti, lëvizje apo grup parlamentar që është anti-dialog
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/10/LUTFI-HAZIRI-2-2-696x464-1-696x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
23:17 | 11 October 2022
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi se parimet e këtyre bisedimeve janë që nuk ka marrëveshje të pjesshme, derisa nuk ka marrëveshje gjithëpërfshirëse.
“Marrëveshja duhet të jetë juridikisht e qartë”, tha Haziri, një prej protagonistëve edhe në bisedimet e Kosovës në Vjenë, kur diskutohej statusi përfundimtar i Kosovës, që rezultoi me pavarësinë e vendit në vitin 2008.
Haziri deklaroi se bisedimet e nisura që nga koha kur shefe e BE-së për Politike të Jashtme e Siguri ishte baronesha Catherine Ashton, janë përcjellë nga gjuha me dykuptimësi.
“Tani, disa nga këto marrëveshje të propozuara, që po fliten, kanë qenë të propozuara edhe në bisedimet e Vjenës”, tha ai në RTK.
“Është propozuar që Kosovës t’i jepet status i veçantë e jo i qartë, me të cilin Serbia do të pajtohej, që Kosova të integrohej në organizatat ndërkombëtare. Por ajo që e kishte thënë ish- presidenti Ahtisari me gjuhë të plotë e të qartë ishte se ‘nuk ka gjysmë shtatzëni, pra ose duhet të lind një shtet ose nuk do të lind asgjë”.
Megjithatë, Haziri tha se pranimi i Kosovës nga ana e Serbisë po ndodhë, sepse çfarëdo marrëveshje që nënshkruan, është një lloj pranimi indirekt.
Sidoqoftë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke folur për transparencën në bisedimet Kosovë-Serbi, tha se iniciativa të tilla krijojnë një momentum dhe, sipas tij, po shihet se po shkohet drejt një situate krejt të re politike.
“Dhe tashmë kryeministri e ka kuptuar se transparenca është pjesa më e vogël e negociatave karshi atyre që i ka në negociata, sepse nuk janë gjithmonë të hapura, të njohura dhe nuk bëhen shumë publike”, tha Haziri.
Ai deklaroi se sa i përket kësaj pjese, LDK-ja si opozitë e ka kuptuar dhe tani e kupton kryeministrin, sepse e di që dialogu nuk ka alternativë.
“Pra ai e ka mbështetjen”, u shpreh nënkryetari i LDK-së. “Për herë të parë Kosova nuk ka parti politike, lëvizje apo grup parlamentar që është anti-dialog”.
“E për herë të parë nuk kërkohen transkripte të marrëveshjeve, por ato bëhen tani me twitter, ashtu si Borrelli me marrëveshjen e fundit që ka njoftuar me twitter”.
Lutfi Haziri deklaroi se kjo është e vërteta që do të ndodhë në këtë dialog. “E vërteta për marrëveshje gjithëpërfshirëse është më komplekse”.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/01/ARTIKULLI-ufc-scaled.jpg)
Të tjera
-
Dita e Flamurit të ShBA-së, uron Haradinaj: Urime Amerikë!
Sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë Ditën e Flamurit, duke përkujtu...
-
Kurti mori pjesë në pritjen lamtumirëse të shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në pritjen lamtumirëse...
-
Biden “humbet” sërish! Meloni nxiton për ta ndihmuar, e çon pranë liderëve të tjerë për të bërë foto
Presidenti 81-vjeçar i SHBA-ve, Joe Biden, u pa duke u larguar gjatë një ...
-
Kryetari i Pensionistëve: Qeveria do t’i rrisë pensionet afër zgjedhjeve
Me qasjen e Qeverisë Kurti nuk janë aspak të kënaqur pensionistët, thotë krye...
-
Policia tregon se çka gjeti në shtëpitë e të dyshuarve në aksionin në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e djeshëm në Zubin Potok...
-
Policia kërkon ndihmë për gjetjen e dy personave të përfshirë në një vjedhje në Prishtinë (PAMJE)
Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra më Prishtinë, me autorizim nga...
-
Dokumentar: Rrëfimi për çlirimin e Kosovës
Çlirim Rama këtë 12 qershor mbushi 25 vjet jetë. Datëlindjet e të riut nga Pr...
-
Petkoviq: Kurti po zbaton spastrim etnik në veri të Kosovës
Drejtori i zyrës serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, ka pretenduar se “kryemini...
-
Rohde i reagon ambasadorit Hill: Normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë përfshin njohjen reciproke
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas deklaratës së a...
-
Një grua raportohet e zhdukur në Gjilan
Një grua është raportuar e zhdukur në Gjilan. Rastin në polici e ka lajmër...
-
Policia tregon se çka gjeti në shtëpinë e personit që shtiu me armë në Bregun e Diellit
Policia ka treguar se çka ka gjetur në shtëpinë e të dyshuarit që shtiu me ar...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë
Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë. Sipas raportit policor, në...