Lajme

Haziri: Kosova në fazën e pëlcitjes së problemeve sociale, Kurti po i kontribuon

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 03 September 2022

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri, ka komentuar gjendjen në vend pas grevës së mësimdhënësve e shërbyesve civilë, të cilëve u janë bllokuar pagat nga Qeveria.

Haziri ka thënë se këto greva po i politizon Qeveria Kurti, me shantazhe për ndalje të pagave, raporton Express.

“Grevat në fakt po i politizon Qeveria Kurti. Nëse i shantazhon punëtorët e arsimit e shërbyesit e shtetit me ndalje të pagës sikur që ishte deklarata e ministrit të Financave, e që sot është dita e tretë dhe punonjësit e shtetit të të gjitha kategorive nuk i kanë marrë ende pagat, ky është asgjë tjetër pos – POLITIZIM.

-Advertisement-

Dialogu social është mekanizëm krejt tjetër. Ky dialog, nuk po ndodh nga përfaqësuesit e qeverisë me ata të sindikatave, përkundër inkurajimit dhe thirrjes nga ana e LDK-së. Në kontekst të kësaj, Kosova ka hyrë në një fazë të pëlcitjes së problemeve sociale dhe kësaj po i kontribuon Qeveria Kurti, ka shkruar Haziri.

Në fund, ai ka komentuar edhe deklaratën ee anëtarit të VV’së në Tiranë, Elvis Hoxhës, për kryetarin e SBASHK’ut, Rrahman Jasharajn, pas së cilës Jasharaj u përlot.

Haziri ka thënë se lotët e Jasharajt ishin për nxënësit e tij, jo prej frikës.

“P.S. Tani Rrahman Jasharaj, i cili ia dha kontributin Mësuesit të Popullit, nuk mund të lëndohet nga askush që vjen nga ata që po administrojnë me Kosovën. Lotët e tij për nxënësit e tij, jo prej frikës!”, thuhet në postimin e Hazirit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera