Lajme

Haxhiu viziton familjen e Hamide Magashit: Nuk do të lëm gur pa lëvizur derisa secili që nuk ka kryer punën të ndëshkohet

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 04 December 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka vizituar familjen e Hamide Magashit, e cila u vra në oborrin e QKUK-së nga ish bashkëshorti i saj, Sokol Halili.

Ajo në një prononcim për Telegrafin tha se nuk do të lënë gurë pa lëvizur deri në zbardhjen e plotë të rastit.

“Po, së bashku me kabinetin dhe deputetë ishim tek familja e të ndjerës Hamides, për ngushëllime. Dhimbje e madhe si për familjen ashtu edhe për ne. Përveç shprehjes së ngushëllimeve, u zotova që puna në adresimin e papërgjegjësisë do të vazhdojë dhe nuk do të lëm gur pa lëvizur derisa secili që nuk ka kryer punën në bazë të kompetencave të ndëshkohet për këtë”, tha Haxhiu.

-Advertisement-

Ajo shtoi se janë në pritje të raporteve nga QPS-ja për 4 zyrtarët e suspenduar.

“Siç e keni parë dje janë suspenduar 4 zyrtarë, ata do të procedohen edhe penalisht. Jemi në pritje të raporteve nga QPS dhe inspektorati shëndetësor”, tha Haxhiu.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera