Haxhiu: Vetëvendosje nuk bën të mbetet në opozitë
Autori: Gazeta inFokus 19:46 | 13 January 2020
Publicisti Baton Haxhiu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK nuk do të duhej t’i zgjatnin kaq gjatë negociatat për formimin e Qeverisë, pas harmonizimit të programit qeverisës.
“Ata që i kanë 60 vota dhe 70 e sa deputetë me minoritetet nuk do të duhej ta zgjatnin këtë cikël takimesh as për dhjetë ditë. Arsyeja e parë: e kanë shumicën; arsyeja e dytë: populli i Kosovës e do ndryshimin dhe arsyeja e tretë është se kanë qenë të gatshëm që të shkojnë edhe në koalicion parazgjedhor. Nuk do të duhej të përmendim arsye tjera pse negociatat po zgjasin kaq shumë”.
Haxhiu në Info Magazine ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit duhet të jetë më duarlirë në negociatat me LDK-në.
“Vonesën e bën gjithmonë fituesi. Ai duhet të jetë më tolerant. Për faktin se është përcaktuar për koalicion me një parti që përcakton ndryshimin, atëherë natyrshëm toleranca i përket partisë fituese, sikurse fajësia”, ka thënë Haxhiu, njofton Klan Kosova.
“Nëse hyn në interpretimin e psikologjisë politike të Albin Kurtit kjo gjendje mund të përshkruhet me pak fjali. Kurti dëshiron moment historik dhe sillet sikur ‘Babai i Kombit’ – mënyra e sjelljes është e tillë. Ai nuk lëshon pe si i pari, ka frikë dhe shtyn dialogun, sepse ka menduar se në mars janë zgjedhjet në Serbi. Kur janë shtyrë zgjedhjet në Serbi, ai është ngulfatur. Prandaj, diskursi i VV-së është se duan zgjedhje të reja”.
“VV gjithmonë ka paralajmëruar se do të kishte dëshirë që të merret me drejtësinë dhe gjithë atë që ka të bëjë me procese të sundimit të ligjit. U ka ikur proceseve të rënda, si zhvillimi ekonomik, që ka menduar se do t’i takojnë LDK-së”.
“Pika e parë që i është prishur, iluzioni se mund të bëjë veprime spektakolare me polici. Këtë ia prishi LDK-ja me kërkesën për Ministrinë e Brendshme. LDK ia bën këtë VV-së, sepse nuk i beson”.
“Jam prej atyre që mendon se LDK-ja duhet ta çmitizojë VV-në nga perfeksioni opozitar. Kjo e bën të prekshme VV-në. Dëshira e secilit që ka pak logjikë politike dhe që e ka përjetuar VV-në, e dëshiron në qeverisje. Aty do t’i shohim sa të mirë janë. Nuk duhet dhënë VV-së rasti që të mbetet në opozitë edhe një herë”.
Sipas Haxhiut, VV i ka bërë tri pabesi ndaj LDK-së që nga nisja e bisedimeve mes tyre.
“Zgjedhja e Kryeparlamentarit është pabesia e parë, e dyta publikimi i ministrave dhe e treta fajësimi për Presidentin”.
Të tjera
-
Rohde: Gjermania do t’i katërfishojë forcat e saj në Kosovë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se shteti i tij do t’i...
-
Kurti u kërkon takim partive parlamentare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar kryetarët e partive parlamenta...
-
Abdixhiku në Suharekë: LDK-ja ka program që u përgjigjet çështjeve të dekadës e rindërton aleancat
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar qytetin e Suharekës dhe fshat...
-
Suspendohet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, incizoi tinëz kolegët
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, toger Imer Zeqiri është suspend...
-
Një muaj paraburgim për anëtarin e grupit famëkeq “Albkings” që shpërndau numrat telefonikë
Gjykata Themelore në Prishtinë caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehu...
-
Kurti, Vuçiq, Rama, O’Brien mblidhen në Mal të Zi në Samitin Rajonal të liderëve, kjo është agjenda
Samiti Rajonal i liderëve do të mbahet në Kotor të Malit të Zi më 15 dhe 16 m...
-
Haradinaj: Nëse Kosova s’anëtarësohet në KiE është përgjegjësi e Osmanit, Kurtit e Konjufcës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse humbet momentumi i pran...
-
Haziri: Ballafaqimi i Kurtit për anëtarësimin në KiE është humbje për Kosovën
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se balla...
-
Zgjedhjet në Maqedoni: Afati për ankesa në KSHZ përfundon pak para mesnatës
Afati për dorëzimin e ankesave në Komisionin Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni t...
-
Dërgohen në Finlandë mostrat biologjike të terror*istëve të Banjskës
Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale i kanë dërguar ...
-
Sveçla: Vetëm sot 29 qytetarë i kanë konvertuar patentë shoferët ilegal në RKS
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se në ditën e parë,...
-
Tetë vite burgim për serbët që kultivuan kanabis në laboratorë në veri, një tjetër akoma në arrati
Ivan Slaviq dhe Redenko Keseroviq janë dënuar me gjithsej tetë vite burgim, p...