Lajme

Haxhiu pret në takim admiralin Wikoff: Anëtarësimi në NATO mbetet synimi ynë strategjik

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 28 July 2026

Ushtruesja e detyrë së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu ka pritur në takim admiralin George M. Wikoff, Komandant i Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta në Napoli.

Haxhiu, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se me Wikoff ka biseduar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, për bashkëpunimin e institucioneve tona me KFOR-in dhe për rëndësinë e koordinimit të rregullt me NATO-n.

“Theksova se orientimi euroatlantik i Kosovës është i pakthyeshëm dhe se anëtarësimi në NATO mbetet synimi ynë strategjik”, ka shkruar Haxhiu.

-Advertisement-

Postimi i saj i plotë:

Sot pata kënaqësinë ta pres Admiralin George M. Ëikoff, Komandant i Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta në Napoli.

Biseduam për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, për bashkëpunimin e institucioneve tona me KFOR-in dhe për rëndësinë e koordinimit të rregullt me NATO-n.

E falënderova Admiralin Ëikoff për angazhimin e tij, si dhe për shërbimin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe të lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Theksova se orientimi euroatlantik i Kosovës është i pakthyeshëm dhe se anëtarësimi në NATO mbetet synimi ynë strategjik.

Kosova do të vazhdojë ta forcojë bashkëpunimin me Aleancën dhe të kontribuojë në sigurinë e rajonit.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy