Lajme

Haxhiu nga sot s’është më në Presidencë, shihet në qytet me bashkëshortin e saj

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 07 October 2026

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nga sot s’është më në zyrën e Presidencës ku nga prilli ushtroi detyrën e Presidentes pasi Vjosa Osmanit i mbaroi mandati.

Këtë paradite ajo u pa në një rrugë të kryeqytetit së bashku me bashkëshortin e saj, Alban Krasniqi.

Mbrëmë Haxhiu udhëhoqi një seancë intensive ku në rend dite ishte Ligji për Specialen dhe më pas zgjedhja e Presidentes së re.

-Advertisement-

Pas pak pritet të bëhet ceremonia e pranimit të detyrës nga Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka Pula.

Haxhiu la Presidencën krejt në fund të afatit prej gjashtë muajsh sa kishte të drejtë të ushtronte këtë detyrë.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy