Lajme

Haxhiu në takim me kryesuesin e KGjK-së, flasin për sfidat e sistemit gjyqësor

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 15 November 2023

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë, Albert Zogaj, pritën sot në takim ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Gjatë këtij takimi, Zogaj diskutoi me Haxhiun lidhur me aktivitetet e Këshillit, objektivat dhe sfidat me të cilat po përballet sistemi gjyqësor. Po ashtu, Zogaj theksoi se KGJK po i ndërmerr hapat e nevojshëm për arritjen e qëllimeve drejt rritjes së efikasitetit, përmirësimit të performancës si dhe rritjes së transparencës dhe llogaridhënies.

Me këtë rast, Ministrja theksoi se është e hapur dhe e gatshme në ofrimin e përkrahjes për institucionet e drejtësisë në mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve në drejtësi.

-Advertisement-

Të dy palët diskutuan rreth adresimit të çështjeve të ndryshme si: mbështetja e Gjykatës Administrative dhe veprimet që duhet të ndërmerren për themelimin e saj, planet për zbatimin e Deklaratës së Zotimeve, raporti për vendin, bashkëpunimi institucional rreth reformës në drejtësi, Kodi i Procedurës Civile, Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, si dhe aktivitetet e përbashkëta në kuadër të kampanjës globale “16 Ditët e Aktivizmin Kundër Dhunës me Bazë gjinore” dhe rolin proaktiv në parandalim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera