Haxhiu: Ne po i kërkojmë të zhdukurit, Vuçiq vazhdon t’i mohojë krimet
Autori: Gazeta inFokus
14:38 | 30 July 2026
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu e vizitoi të enjten lokacionin në fshatin Kalludër i Vogël të komunës së Zubin Potokut, ku po zhvillohen gërmime në kuadër të dyshimeve për një varrezë masive nga lufta e fundit në Kosovë.
Aty ajo ishte e shoqëruar nga ministrat në detyrë, Saranda Bogujevci dhe Andin Hoti.
Duke folur në ditën e tretë të punimeve në këtë lokacion, ajo tha se mbetjet e gjetura në këtë zonë janë konfirmuar me prejardhje njerëzore, ndërsa ka kërkuar që të ruhet integriteti i hetimeve dhe të respektohen familjet e personave të zhdukur.
“Tash ajo çfarë është konfirmuar është që mbetjet janë me prejardhje njerëzore. Tani duhet të presim punën e institucioneve kompetente për ekzaminime dhe për identifikim. Ajo çfarë është e rëndësishme ta theksoj është që secili nga ne, institucionet e Republikës së Kosovës përfshirë këtu edhe mediat, duhet të kujdesemi që ta ruajmë integritetin e hetimeve, sepse kjo është një çështje shumë e ndjeshme, e po ashtu të kemi konsideratë për familjet që presin informacione se çfarë po ndodh në këtë terren”, tha Haxhiu.
Tutje Haxhiu e akuzoi lidershipin e Serbisë për fshehje të krimeve të luftës, përfshirë edhe trupat e shqiptarëve të vrarë.
“Ajo çfarë duhet të theksoj po ashtu është që personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, pra gjatë luftës së fundit në Kosovë, janë plaga më e madhe me të cilën po përballemi edhe sot. Pra përkundër faktit që kanë kaluar mbi 24 vite nga periudha e luftës, ne përballemi me pasojat e asaj lufte. Për sa kohë këtu po bëhet përpjekje maksimale për të kuptuar se ku janë personat e zhdukur me dhunë, vazhdojmë të përballemi me gjuhë urrejtjeje, me retorika shoviniste, me mohim të krimeve e po ashtu me pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës nga krerët e institucioneve në Serbi, qoftë këtu nga Vuçiq, qoftë këtu nga Bërnabiq. Pra, nuk mund të ketë paqe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për sa kohë kemi varreza të fshehura, për sa kohë kemi arkiva të mbyllura dhe për sa kohë kemi mohim të së vërtetës nga ana e Serbisë. Në këtë rast bëj thirrje po ashtu nga partnerët ndërkombëtarë që t’i bëjnë presion Serbisë që t’i hapë arkivat”, tha ajo.
Sipas dyshimeve të deritanishme, te zona ku do të bëhen gërmimet dyshohet se mund të gjendet një varrezë masive me trupat e shumë civilëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës.
Rasti më i madh është ai i humbjes pa gjurmë të një grupi prej 23 burrash, që njihet si “Grupi I Intelektualëve”, shumica prej të cilëve nga Mitrovica. Ata u ndaluan më 19 prill nga forcat serbe në këtë zonë derisa po largoheshin në Malin e Zi, dhe më nuk u gjet gjurmë e tyre.

T� tjera
-
Sadiku: LDK duhet të jetë një opozitë e zëshme ndaj Vetëvendosjes, kjo qeverisje ka qenë e dëmshme për shtetin tonë
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, para mbaj...
-
Kuvendi për fatin e Abdixhikut- sa vota duhen për ta shkarkuar sipas Statutit të LDK’së?
Sot në orën 18:00 në periferi të Prishtinës do të mblidhet Kuvendi i Lidhjes ...
-
Caktohet data kur do të rivlerësohet masa e sigurisë për Erion Veliajn
Gjykata e Lartë ka zyrtarizuar datën për shqyrtimin e masës së sigurisë ndaj ...
-
Shkelje të rënda, Inspektorati ndal punimet në Podujevë e Shtime, një rast përfundon në polici
Inspektorati Qendror i Punës, në kuadër të mbikëqyrjes së zbatimit të legjisl...
-
Irani njofton hakmarrje për sulmet e reja të SHBA-së: Agresori do të ndëshkohet sot
Garda Revolucionare e Iranit zotohet për hakmarrje për sulmet amerikane të mb...
-
Ftesa e Abdixhikut për delegatët “zbulon” vendin ku do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK’së
Lidhja Demokratike e Kosovës do të vendosë sot nëse do ta shkarkojë Lumir Abd...
-
Zbulohen dy tunele sekrete në kufirin Bjellorusi-Lituani, dyshohet se do të përdoreshin për kalimin e emigrantëve
Rojet kufitare lituaneze kanë zbuluar dy tunele të papërfunduara në kufirin b...
-
Super rekordi i M&Sillosit, mbi 60 mijë tonë grurë i grumbulluar
Në Xerxë të Rahovecit po shënohet sezoni më i suksesshëm i grumbullimit të gr...
-
17 vila janë rrënuar deri më tani përreth Ujmanit
Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka...
-
Nëna me dy fëmijë vdes pas shpërthimit të bombolës së gazit, viktimat varrosen sot në Shkodër
Një tragjedi ndodhi dje në Shkodër ku mbetën të vdekur një nënë 24 vjeçare ba...
-
Basha: Investohen 1.85 milion euro për rrugën Arllat–Malishevë
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar se punimet për...
-
Komuna e Fushë Kosovës lehtëson shërbimet për qytetarët, Gjendja Civile hapet edhe të shtunave
Sektori i Gjendjes Civile në Komunën e Fushë Kosovës do të ofrojë shërbime ed...































