Haxhiu: Lajm i mirë mundësia e vazhdimit të bisedimeve me LDK-në
Autori: Gazeta inFokus
13:08 | 31 July 2026
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur rezultatin e dalë nga Kuvendi i jashtëzakonshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke e cilësuar atë si një zhvillim që mundëson vazhdimin e takimeve ndërmjet partive për çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit.
Sipas Haxhiut, nevojitet angazhim maksimal dhe seriozitet nga të gjitha palët për të arritur një marrëveshje me konsensus për zgjedhjen e presidentit ose presidentes së Republikës së Kosovës.
“Së pari, është lajm i mirë që tashmë, kemi pasë një mbledhje të LDK-së dje. Pra lajm i mirë në kuptimin që tashmë mund të vazhdojnë takimet, sepse siç e dini, ato janë të pezulluara deri në qartësimin e situatës brenda LDK-së. Sigurisht që nuk është në mandatin tim as në përgjegjësitë e mia, sidomos jo në cilësinë që jam që të flas për atë çështje, por është shumë e rëndësishme që takimet të vazhdojnë. Pra, ato të fillojnë dhe të mbahen. Dhe të ketë përpjekje maksimale, seriozitet, që të arrihet një marrëveshje, me të cilën arrijmë, pra të kemi një konsensus për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së vendit. Pra është shumë e rëndësishme që këto takime të vazhdojnë sa më parë”, tha Haxhiu.
Sa i përket asaj se a do të heq dorë nga pozita e ushtrueses së detyrës së Presidentit nëse do të propozohet si Kryetare e Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosjen ajo e pohoi një gjë të tillë.
“Përfundimisht. Patjetër që po. Pra, u thashë që i takon Lëvizjes Vetëvendosje se kush është propozimi për kryetar apo kryetare të Kuvendit. Pozita ku kemi mbetur tani, ende nuk kemi ikur përhershme dhe ne i shërbejmë interesave të qytetarëve, prandaj nuk i mbajmë peng ato pozicione. I takon Vetëvendosjes dhe ata shumë shpejt do ta bëjnë të ditur se kush do të jetë propozimi i tyre”, tha ajo./kp

T� tjera
-
Ymeri-Kurtit: Je me mentalitet të vjetër, ki me ra shumë shpejt
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti ...
-
Kuvendi mbetet në terr, ndërpritet seanca ku po diskutohej për buxhetin
Ndërprerja e energjisë elektrike ka lënë në terr sallën e Kuvendit të Kosovës...
-
Godet era e fortë, bien dritaret nga ndërtesa, dëmtohet një veturë
Në Matiqan të Prishtinës sonte nga një ndërtese kanë rënë dritaret dhe e kanë...
-
Aksident tragjik në rrugën Prishtinë-Podujevë, humb jetën një person me aftësi të kufizuara
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Penuhë të Podujevës, ...
-
Kuvendi në orar të zgjatur, deputetët ende në sallë plenare
Ndonëse ora ka kaluar 22:20, deputetët e Kuvendit të Kosovës ende nuk po i ja...
-
“Telekomi zyrë punësimi për familjarët e pushtetit”, Krasniqi akuzon pushtetin për nepotizëm
Rrezarta Krasniqi ka ngritur akuza për punësime dhe përfitime të familjarëve ...
-
Bajrami – Kurtit: Qe gjashtë vjet në pushtet, ka mbetë tu folë për të kalumen
Pas përplasjes në Kuvend mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetes së LDK-s...
-
Shiroka Pula në Forumin Ndërkombëtar të Strategjisë 2026: Të rinjtë e Kosovës janë të angazhuar në teknologji dhe informacion, njohin disa gjuhë të huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, takoi delegacionin...
-
Kurti e pranon se qytetarët po largohen nga vendi, gjendjen në arsim dhe drejtësinë i rendit si arsye kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvendin e Kosovës për migri...
-
Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së zhvillon takim me homologun nga Shqipëria
Komandanti i Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Briga...
-
Iu ndal fjala në Kuvend – Rrahmani i përgjigjet Kurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, në emisionin “DPT t...
-
Hamza për buxhetin: Nuk garanton as mirëmbajtjen
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar projektb...
































