Lajme

Haxhiu: Gjetja e varrit masiv në Kalludër, zhvillim i rëndësishëm për ndriçimin e fatit të të zhdukurve

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 29 July 2026

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur konfirmimin e gjetjes së një varri masiv në fshatin Kalludër, në Zubin Potok, duke e cilësuar këtë si një zhvillim të rëndësishëm në përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se ky zhvillim është i rëndësishëm për ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur.

“Kam mirëpritur lajmin për konfirmimin e gjetjes së varrit masiv në fshatin Kalludër, në Zubin Potok. Ky është një zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me forcë gjatë luftës”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Haxhiu ka vlerësuar angazhimin e institucioneve që po merren me rastin, duke përmendur Policinë e Kosovës, Institutin për Mjekësi Ligjore, Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur, Prokurorinë dhe institucionet e tjera të drejtësisë dhe sigurisë.

“Vlerësoj angazhimin dhe punën profesionale të ekipeve të Policisë së Kosovës, Institutit për Mjekësisë Ligjore, Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Prokurorisë dhe institucioneve të tjera të drejtësisë e të sigurisë, të cilat po e trajtojnë këtë rast me përkushtim dhe përgjegjësi”, thuhet në postim.

Ajo shtoi se procesi do ta ketë përkrahjen e saj të plotë në të gjitha fazat, nga vlerësimi i lokacionit deri te identifikimi i viktimave.

“Ky proces do ta ketë përkrahjen time të plotë, nga vlerësimi i gjithanshëm i lokacionit, zhvarrimi dhe ekzaminimet mjeko-ligjore, e deri te identifikimi i plotë i viktimave, gjithmonë në përpjekje për t’iu përgjigjur të drejtës së familjeve për të ditur fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre”, përfundoi Haxhiu.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy