Lajme

Haxhiu: Dyert e institucioneve tona janë të hapura për prokurorët e gjyqtarët serbë që nuk ndikohen nga Serbia dhe Vuçiqi

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 24 July 2026

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka komentuar sot çështjen e kërkesës për tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komuniteti serb, e cila pritet të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).

Haxhiu tha se institucionet e Kosovës mbeten të hapura për të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët serbë që i shërbejnë drejtësisë dhe Republikës së Kosovës, e jo ndikimit të Serbisë.

“Dyert e institucioneve tona janë të hapura për prokurorë e gjyqtarë serbë, por për ata të cilët nuk ndikohen nga Serbia dhe nga Vuçiqi, pra ata që i shërbejnë drejtësisë dhe Republikës së Kosovës. Dhe siç e dini, Këshilli Prokurorial i Kosovës, pas kërkesës për lirim nga detyra, menjëherë e ka bërë të ditur se do ta hapë konkursin për prokurorët serbë”, deklaroi Haxhiu.

-Advertisement-

Kujtojmë se Këshilli Gjyqësor i Kosovës pritet të shqyrtojë sot kërkesën e ushtrueses së detyrës së Presidentes dhe njoftimet e gjyqtarëve e stafit nga komuniteti serb për tërheqjen e dorëheqjeve.

Gjyqtarët nga komuniteti serb kishin dhënë dorëheqje në nëntor të vitit 2022, në kuadër të largimit kolektiv të serbëve nga institucionet e Kosovës.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy