Lajme

Haxhiu: Agon Bytyqi vazhdon edhe pesë vjet si zëvendësdrejtor i AKI-së

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 08 July 2026
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu ka njoftuar se, së bashku me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ka nënshkruar vendimin për vazhdimin e mandatit të Agon Bytyqit si zëvendësdrejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) edhe për pesë vjet.
Haxhiu ka vlerësuar përvojën dhe punën e tij gjatë mandatit të parë, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë dhe profesionalizmit në punën e AKI-së.
Postimi i plotë:Sot, bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, nënshkruam vendimin që z. Agon Bytyqi të vazhdojë edhe për pesë vjet në detyrën e zëvendësdrejtorit të
Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Përvoja e tij, njohja e institucionit dhe përgjegjësia e dëshmuar gjatë mandatit të parë janë të rëndësishme për vazhdimësinë dhe punën profesionale të AKI-së në mbrojtje të sigurisë së vendit.E falënderuam z. Bytyqi për punën e deritanishme dhe i uruam mbarësi në mandatin e ri.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy