Havolli merr pjesë në Konferencën vjetore të Bankës së Shqipërisë
Autori: Gazeta inFokus
14:06 | 02 November 2018
Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Sokol Havolli po merr pjesë në konferencën vjetore të organizuar nga Banka e Shqipërisë dhe Shkolla Ekonomike dhe e Shkencave Politike të Londrës (London School of Economics and Political Science) me temën: Politika Monetare, Integrimi Ekonomik dhe “Normaliteti i Ri”.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Zëvendësguvernatori Havolli prezantoi zhvillimet aktuale në sistemin financiar të Kosovës në përgjithësi dhe në veçanti zhvillimet në sistemin bankar, të cilat po karakterizohen me qëndrueshmëri të lartë, rritje të financimit për ekonominë e vendit dhe përmirësim të kushteve për qasje në financa.
Me këtë rast, Zëvendësguverntori Havolli elaboroi mbi rrugën që ka ndjekur BQK-ja për të ndërtuar një sistem financiar bashkëkohor, stabil dhe me rritje të vazhdueshme, si dhe mbi angazhimet shumëdimensionale që po bën për ta mbështetur zhvillimin e mëtejmë dhe të qëndrueshëm të këtij sektori, si dhe rritjen e mëtejme të rolit të tij në funksion të mbështetjes së zhvillimit dhe stabilitetit të ekonomisë së vendit.
Zëvendësguvernatori Havolli theksoi nevojën për rritje të mëtutjeshme të bashkëpunimit ndërmjet bankave qendrore dhe autoriteteve rregullative financiare ndërkombëtare si mënyrë për avancimin e përbashkët të kapaciteteve të nevojshme për të përballuar në mënyrë sa më efektive sfidat rreth ruajtjes së stabilitetit financiar.
Kjo konferencë vjetore është organizuar në katër sesione.
Sesioni i parë i konferencës trajton elementet kyçe për “normalitetin e ri” të politikës monetare dhe bankingun qendror në ekonomitë e zhvilluara, si dhe do të vlerësojë rrjedhojat e tyre.
Në fokus do të jenë gjithashtu edhe ekonomitë e vogla në zhvillim dhe të angazhuara në procese integruese në “sferën e politikave” të BQE-së.
Në sesionin e dytë, diskutimet do të fokusohen në përvojat dhe mësimet e nxjerra nga disa vende në zhvillim për koherencën dhe komplementaritetin në peizazhin e ri të stabilitetit dhe domosdoshmërinë për bashkëpunimin e autoriteteve mbikëqyrëse të vendeve pritëse me ato të vendeve joanëtare të BE- së.
Sesioni i tretë prek efektshmërinë e ndërhyrjeve rregulluese në periudhën pas krizës dhe ndikimin transformues të fintech-ut mbi sistemin financiar, ekonominë në përgjithësi dhe përfshirjen financiare, si dhe trajton çështjen se si kuadri rregullator dhe ai i politikës monetare mund të jenë të përgatitur për këtë “botë të re”.
Ndërkaq, sesioni i katërt do të përqendrohen kryesisht në sfidat kryesore për ekonomitë e vogla në këtë “normalitet të ri” dhe përgjigjet që mund të vijnë nga bankat qendrore dhe autoritetet.
Në këtë konferencë, përveç Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe Zëvendësguvernatorit të BQK-së, Sokol Havolli, po marrin pjesë edhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Islandës, Már Gudmundsson, Zëvendësguvernatorja e Bankës Kombëtare të Kroacisë, Sandra Švaljek dhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Bosnje-Hercegovinës, Senad Softić.
Po ashtu, në konferencë po marrin pjesë edhe një numër i konsiderueshëm i ekonomistëve të shquar nga institutucione të ndryshme akademike dhe financiare ndërkombëtare.



T� tjera
-
Prattipati pret në takim gjeneralin amerikan Osborn në vizitën e tij të fundit zyrtare në Kosovë
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar ...
-
Qytetari nga Ferizaj gjen rreth 270 euro, i dorëzon në polici
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në r...
-
Moment krenarie: Jetlum Bunjaku përqafohet me nënën pas diplomimit si polic i Kosovës
Emocione dhe krenari janë përcjellë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës ...
-
Aksident në Gjonaj të Prizrenit, ndërron jetën 22-vjeçari
Një 22-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motoçikletë me kat...
-
HULUMTIM: Një pronë në Prishtinë blihet deri në 2 mijë euro për m², AKP-ja i shet me 127 e 160 euro – Si u shitën 8 prona për persona me mbiemrin Jashari
Derisa Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) arsyetohej se pronat po shitesh...
-
Gërvalla takoi zëvendëspresidentin e Eurojust-it: Krimit të organizuar i përgjigjemi me forcën e bashkëpunimit ndërkombëtar
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla gjatë ditës...
-
Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ...
-
Nafta drejt rënies më të madhe që nga pandemia, shpresat për paqe në Lindjen e Mesme ndikojnë në treg
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po shënojnë një nga rëniet më të mëd...
-
Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë cere...
-
Ramadani akuzon VV-në për bllokim të Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk lejuan të kërkohen dokumente nga Zyra e Kryeministrit
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka bl...
-
Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit kadetëve ...
































