Lajme

Hasanpapaj: Vitia u bë zemra e entuziazmit dhe bashkimit

Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 03 June 2026

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, ka falënderuar qytetarët e Vitisë për pritjen dhe mbështetjen e treguar në tubimin e mbajtur atje, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, Hasanpapaj ka vlerësuar atmosferën dhe pjesëmarrjen e qytetarëve, duke thënë se Vitia dëshmoi një frymë të fortë bashkimi dhe entuziazmi në mbështetje të LDK-së.

“Vitia sot u bë zemra e entuziazmit dhe bashkimit. Faleminderit për pritjen e jashtëzakonshme dhe energjinë që treguat”, ka deklaruar Hasanpapaj.

-Advertisement-

Ai theksoi se mbështetja e qytetarëve po i jep forcë dhe besim ekipit të LDK-së në rrugëtimin drejt zgjedhjeve të 7 qershorit.

“Bashkë, me besim dhe vendosmëri, po ecim drejt fitores së madhe”, u shpreh Hasanpapaj.

Ndryshe Bardhyl Hasanpapaj kandidon për deputet me numrin 34 nga lista e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit./Gazeta Infokus/

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy