Fun & Video

Harroni Bruce Lee: Pjesëtari i njësisë speciale, “neutralizon” burrin-VIDEO

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 04 December 2019

Një skenë dramatike është filmuar me kamerë amatore, ku shfaqet momenti kur një polic civil arrin ta “neutralizoj” burrin i cili mbante peng një grua të cilës i kishte vënë thi kën në fyt.

Falë aftësive të tij luftarake, ai arriti t’ia largoj thi kën dhe me vetëm një lëvizje ta përplas më fytyrë për tokë, duke u bërë kryelajm i medieve kineze.

Videoja është shpërndarë me shpejtësi të madhe në Kinë, ku zyrtarët e lartë të policisë kanë lavdëruar veprimin e pjesëtarit të njësisë speciale.

-Advertisement-

Një grua e tmerruar nga frika nuk po mund të ndalte lotët derisa një burrë i mbante thikën në fyt, kurse dhjetëra policë kishin rrethuar dyshen.

Nuk dihet ende se cilat ishin kërkesat e sulmuesit, por mjaftoi një moment shpërqendrimi që polici i njësisë speciale që ishte veshur me rroba civile, të përvidhet dhe ta “neutralizoj” burrin që terrorizoi gruan në korridorin e një hoteli.

Polici që shpëtoi gruan e pafajshme është komentuar shumë në rrjetet sociale, disa madje e kanë quajtur pasardhësin e Bruce Lee.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera