Lajme

Haradinaj thotë se Serbia po e kapitalizon mungesën e unitetit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 21:49 | 24 January 2023

Ish-kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka thënë se është momenti i fundit që të ketë një unifikim mes opozitës dhe qeverisë, në të mirë Kosovës.

Siç thotë ajo në Rubikon me Adriatik Kelmendin, kjo meqë mbi të gjitha, është interesi i shtetit të Kosovës.

”Nuk them ‘se duhet ta refuzojmë’, mirëpo Serbia shihet që po kapitalizon në mosunitetin politik në Kosovë, sepse ne kemi disa zëra në Kosovë, sidomos për tema të cilat janë kontestuese për opinionin publik por edhe për të gjitha partitë politike kanë qenë deri më sot, përpos atyre që e kanë nënshkruar asociacionin”.

-Advertisement-

”Prandaj ne sot kemi opozitën që flet me një zë, nuk është e koordinuar fare me qeverinë. Po flasim për asociacion, cilat janë koncesionet e mundshme të cilat do të mund të ishin dëmtuese për shtetësinë e Kosovës”.

”Po shohim një hipokrizi, një papërgjegjësi totale të klasës politike. Këtu nuk e përjashtoj edhe kohën kur edhe zotri Kurti ka minuar unitetin politik në të kaluarën. Sepse nëse do të kishte më 2013/2015 një ekip uniteti, ku do të bënte pjesë ndoshta edhe zotri Haradinaj edhe zotri Kurti të cilët e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje të asociacionit ndoshta edhe nuk do të nënshkruhej, do të bëhej një marrëveshje më e mirë, edhe e 2013-ës edhe kjo e parimeve. Mirëpo ne po shohim vazhdimisht një minim të njëri-tjetrit, një përdorim të dialogut për narrativa, poena politikë dhe në fund Kosova po e pëson”.

”Ndaj unë mendoj se është momenti i fundit, që opozita të mos flasë me zë ndryshe dhe të pakoordinuar në takime diplomatike me kryeministrin Kurti, por edhe kryeministri Kurti të heq dorë nga ato videot linquese ndaj opozitës”.

”Opozita duhet të unifikojë qëndrimet me qeverinë. Të diskutojnë mes vete. Kemi parë situata kur edhe opozita ka bojkotuar në mënyrë demonstrative takimet e unitetit edhe në të kaluarën edhe tani”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera